Varfërimi i popullit: Qysh po fitojnë bankat nga kreditë me interes të lartë? - NACIONALE

Varfërimi i popullit: Qysh po fitojnë bankat nga kreditë me interes të lartë?

1 vit më parë

nga Blendrita Avdiu

Krahas rritjes së inflacionit në vend, përfshirë këtu rritjen e çmimeve të produkteve esenciale e energjisë, vetëm një sektor ka performuar mirë në këtë kohë krize. Bankat dhe institucionet mikrofinanciare kanë përfituar shuma të majme të holla, si fitim neto gjatë 8 muajve të para të 2022.

Sipas një raporti të Bankës Qendërore të Kosovës, përftimet financiare neto të bankave komerciale mes janarit e gushtit të këtij viti i janë afruar 100 milionë eurove, ndërsa ato të institucioneve mikrofinanciare kanë prekur shumën 12 milionëshe.

Ekonomistët njëzëri kanë theksuar se fitimet vijnë si pasojë e normave të larta të interesit, të cilat, në fakt, janë rritur gjatë kohës së fundit.

Pare, pare, pare…

Mustafë Kadrijaj, ekonomist, është jashtëzakonisht kritik ndaj mënyrës se si operojnë institucionet mikrofinanciare. Në një prononcim për Nacionalen, Kadrijaj kreditë në këto institucione i cilësoi si “fajde të lejuara me ligj”, duke theksuar se ato e ngulfatin biznesin në Kosovë.

Në përjashtim më sa kam njohuri kanë qenë dy Institucione Mikrofinanciare në orientim të ekonomisë Islame të cilat normën e interesit e kanë pasë 0 për qind mirëpo janë marrë vesh në kontratë që psh 10 për qind të asaj vlerë të marrë kredi, përdryshe ato nuk kanë marrë interes siç ndodhë tek mikrofinancat për çdo muaj”, ka thënë Mustafaj për Nacionale.

Sipas tij, rritja e interesimit për kredi në këto institucione shpërfaq realisht krizën ekonomike nëpër të cilën po kalon Kosova gjatë muajve të fundit.

Edhe ekonomisti, Nagip Skenderit, theksoi për Nacionalen të dhënat që ofron BQK, rezulton se institucionet mikrofinanciare kanë një fitim enorm.

Mendoj se kjo rritje eshte si rezultat i te hyrave qe ishin nga norma e interesit (kamatat) nga kredidhenjet e tyre”, ka thënë ai.

Skenderi saktësoi se qytetarët po ballafaqohen me vështirësi sociale e ekonomike, dhe në pamundësi të realizojnë synimet e tyre me para të gatshme, ata “obligohen” të marrin kredi.

Gjithashtu, edhe bizneset në funksion të shtimit të tyre për investime të reja janë të orientuar kah bankat në "ndihmë financiare" përmes huazimit të kredive, edhe pse dorën në zemër normat e interesit janë të pafavorshme, por meqenëse stimulimet tjera qeveritare janë të pamjaftueshme per zgjerimin e investimeve të tyre, atëherë shtegdaljen e gjejnë duke iu drejtuar sistemit bankar e mikrofinanciar” ka thënë Skenderi.

Edhe ekonomisti, Lulzim Beqiri, është shprehur se profiti marramendës i institucioneve mikrofinanciare shënjon edhe një herë gjendjen e rëndë që mbretëron në familjet kosovare.

Institucionet e shtetit kohëve te fundit janë duke përdorur një strategji qe per mendimin tim eshte strategji e gabuar duke i bere thirrje qytetareve se ky dimër do jete i veshtire, cka edhe ka ngjall panik duke i detyruar ata te hynë ne kredi pa analizuar edhe normat tejet te larta te kamatave, ne njërën ane bankat kane ashpërsuar kriteret per kredi ndërsa institucionet mikrifinanciare kane hap tregun pre kredi prej 300 deri 5000 euro, duke kollapsuar nje pjese te madhe te shoqërisë”, ka thënë Beqiri për Nacionale.

Tutje, Beqiri prandaj institucionet e vendit duhet të krijojnë mekanizma t’i dalin në ndihmë qytetareve sepse pa pasur shumë nevoje nuk merr kredi me normë kaq të lartë të kamatës.

“BQK-ja duhet t’i monitoroj këto institucuione që shpesh herë kamatat i kanë deri në 25%, ose thëne ndryshe fajde me letra”, përfundon Beqiri.

Raporti

Ndryshe, gazeta Nacionale ka raportuar dje se bazuar nga të dhënat e BQK-së shuma e kredive të lëshuara nga Institucionet Mikrofinanciare deri në muajin gusht të këtij viti kapën vlerën e 267.3 milionë eurove.

174.1 milionë euro u lëshuan për kredit familjare dhe 93.2 milionë të tjera për korporata jo financiare. Norma e interesit për këtë kohe tek IMF-të në muajin gusht 19.4 për qind.

Në anën tjetër, sipas të dhënave nga po i njëjti raport, shuma e lëshuar për kredi nga Bankat Komerciale në vend për këtë përiudhë shkuan në 4,178.8 milionë euro.

sNga gjithë kjo shumë, 1,561.9 milionë euro u lëshuan për kreditë familjare, ndërsa 2,588.3 milionë për korporatat jofinanciare.

Lajme të ngjashme