Kreditë: Institucionet mikrofinanciare s’njohin krizë, fitojnë 12 milionë euro për 8 muaj - NACIONALE

Kreditë: Institucionet mikrofinanciare s’njohin krizë, fitojnë 12 milionë euro për 8 muaj

1 vit më parë

nga Blendrita Avdiu

Kriza ekonomike duket të ketë prekur qytetarët e Kosovës, por jo edhe institucionet që lëshojnë kredi. Përveç bankave, të cilat shënuan fitim të lartë, edhe institucionet mikrofinanciare kanë performuar mirë gjatë këtij viti. Madje, edhe ato kanë rritur marzhen e fitimit neto nga kreditë e lëshuara.

Pra, gjatë vitit 2022, kosovarët vazhdimisht janë thelluar në zhytjen e tyre në kredi, ndonëse norma e interesit të kredive u rrit. 38.6 milionë euro më shumë kredi kanë marrë qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

30 instutucionet mikrofinanciare që aktualisht operojnë në Kosovë, ndërmjet mujave janar-gusht të këtij viti kanë arritur të regjistrojnë fitim të pastër neto prej 12 milionë eurosh.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, pra gusht 2021, fitimi i këtyre institucioneve është rritur gati 3 milionë euro.

Më saktësisht, gjersa në vitin 2021, institucionet mikrofinanciare fituan 9,2 milionë euro, këtë vit ato e shtuan të hyrat, duke realizuar fitim neto prej 12 milionë eurosh, raporton gazeta Nacionale.

Raporti i BQK-së

Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e që titullohet ‘Sistemi Financiar Informata Mujore, Gusht 2022, theksohet se gjatë 8 muajve të parë të vitit 2022, shuma e të hyrave të IMF-ve ka kapur vlerën e 36.8 milionë euro.

Nga kjo shumë e të hyrave 32.8 milionë euro ishin të hyra nga interesi, ndërsa për këta 8 muaj shuma e shpenzimeve arriti të jetë 24.1 milionë euro, ku 5.4 milionë ishin shpenzime të interesit dhe 14.5 milionë të tjera ishin për shpenzime të personelit dhe administrative.

Ndërkohë, në përiudhën e njëjtë të vitit 2021, shuma e të hyrave ishte 32.1 milionë euro e që shpenzimet shkuan në 22.9 milionë euro.

Kreditë e lëshuara nga këto institucione deri në muajin gusht të këtij viti kapën vlerën e 267.3 milionë eurove. 174.1 milionë euro u lëshuan për kredit familjare dhe 93.2 milionë të tjera për korporata jo financiare. Norma e interesit për këtë kohe tek IMF-të në muajin gusht 19.4 për qind.

Nëse krahasohet më përiudhën e njëjtë të një vitit më parë, pra më muajin gusht të vitit 2021 gjithmoë duke u bazuar në raportin e BQK-së, shuma e lëshuar për kredi ishte 228.7 milionë euro, me një normë të interesit për 18.8 për qind.

Automatikisht kjo lenë të nënkuptohet se në muajin gusht të këtij viti, interesimi i qytetarëve për kredi ishte më i madh, kjo pasiqë janë lëshuar 38.6 milionë euro më shumë sesa në përiudhën e njejtë të një vitit më parë (Gusht 2021).

Aktualisht në Kosovë operojnë 30 Institucione Mikrofinanciare (IMF), prej të cilave 13 janë me pronësi të huaj.

Lëvdatat e Kurtit

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, para dy ditësh ka bërë një postim lidhur me progresin ekonomik të Kosovës, duke listuar një mori “arritjesh” në sferën e zhvvilimit ekonomik.

I pari i ezekutivit shkroi se përgjatë 18-muajve të qeverisjes së LVV-së janë krijuar hiç më pak se 40 mijë vende pune.

Si rezultat, në vitin 2021 kishim të regjistruara 25 mijë vende pune më shumë sesa ai pararendës, kurse nga janari deri në gusht të këtij viti kemi 15 mijë vende pune më shumë.” - konkludoi Kurti.

Tutje, Kurti përmendi edhe eksportet e Kosovës, e të cilat sipas tij janë rritur dukshëm gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Pra, me Qeverinë tonë eksportet në këtë periudhë janë rritur trefish më shpejtë sesa në krahasim me vitet kur kanë udhëhequr qeveritë e kaluara”, shkroi ai.

Kurti mori shumë reagime e kritika pas statusit të gjatë në Facebook.

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, shkroi të dielën se Kurti nuk kupton asgjë nga ekonomia.

Albin Kurti nuk e kupton ekonominë. Por e kupton propagandën. Fatkeqësisht, propaganda nuk e bën ekonominë, por ai angazhohet vetëm për këtë të parën.”, theksoi, ndër të tjera, Abdixhku.

Gusht 2022

Lajme të ngjashme