Kryesindikalisti i punëtorëve të sektorit privat: Qeveria Kurti po provon t’i falimentojë bizneset private - NACIONALE

Kryesindikalisti i punëtorëve të sektorit privat: Qeveria Kurti po provon t’i falimentojë bizneset private

1 vit më parë

nga Blendrita Avdiu

Nëpërmjet pakos për përballje me inflacionin, Qeveria e Kosovës ka ndihmuar qytetarët, duke i subvencionuar nga 50 deri në 100 euro. Në këtë pako financiare janë të përshirë pensionistët, studentët, punëtorë të ndërmarrjeve publike përfshirë këtu edhe punëtorët e sektorit privat.

Por, Sindikata e sektorit privat ka kritika në lidhje me mënyrën se si Qeveria Kurti II ka zgjedhur t’u dal në ndihmë punëtorëve, ndërsa njohësit e ekonomisë vlerësojnë se ekziston një padrejtësi ndaj punëtorëve të sektorit privat në nismën e ekzekutivit.

Kritikat

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, në një prononcim për Gazetën Nacionale, ka kritikuar mënyrën e subvencionimit të Qeverisë për punëtorët e sektorit privat.

Azemi madje hedh një dozë dyshimi mbi “nijetin” e Qeverisë Kurti.

Sipas të gjitha gjasave qëllimi i Qeverisë e them haptazi ka qenë i dyanshëm. Qëllimi i parë që kompanitë edhe pse janë një numër shumë i madh janë kompani para falimentimit që t’i falimentojë rrenjësisht dhe qëllimi i dytë është sepse këta e kanë ditë që kompanitë private nuk i obligon në asnjë mënyrë që t’i paguajnë nga 50 euro dhe në mënyrë automatike këto mjete do të mbesin mjete të Qeverisë”, ka thënë Azemi.

Kryesindikalisti ka edhe një sugjerim për Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Ne e themi në një farë forme me mllef të madh këto mjete ndoshta do të paguajnë rrymën e serbeve në Veri të Kosovës. A më e arsyeshme ka qenë që këto mjete të ndahen për punëtorët e sektorit privat ku janë në një gjendje shumë më të rëndë ekonomike, apo edhe për punëtorët e sektorit publik”, ka thënë tutje Azemi.

Ish-kryertari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë për Nacionalen, se në këtë kohë infalcioni dhe “ngrirje” të pagave, Qeveria duhet të ndihmojë te gjithë me subvencionim gjithëpërfshirës dhe jo selektiv.

Sipas tij, janë punëtorët e sektorit privat ata që po penalizohen për këtë subvencionim, pasi sipas tij nuk duhet që ata të mbetën nën mëshiren e kompanisë ose pronarit për të përfituar këtë subvencionim.

Është e vërtetë që në këtë kohë krize duhet të kemi mbështetje të shumë segment, mirëpo unë mëndoj që subvencionimi duhet të ketë qasje gjithëpërfshirëse dhe jo fragmentuese në këtë drejtim kam dro që po bëhët padrejtësi ndaj sektorit privat dhe atyre që janë të papunë. Punëtorët e sektorit privat për t’u subvencionuar nuk duhet të mbetën nën mëshirën e pronarit ose kompanisë, mirëpo shteti duhet të bëjë më tepër në këtë drejtim, sepse nëse kemi infalcion dhe nuk kemi ngritje të pagave por kemi këtë ngulfatje të buxhetit të të shtetit”, ka thënë Gërxhaliu.

Ndërsa, nënkryetari i PSD-së, Frashër Krasniqi, me anë të një videoje në Facebook, e pati kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen e tij ndaj sektorin privat.

Ai gjithashtu përmendi deklaratën e Kurtit i cili pati thënë se do të shtohen 400 inspektorë të rinjë të punës në treg, për të parë se a po shkelën të drjetat e punëtorëve, ndonëse sipas Krasniqit realzimi i këtij premtimi nuk ka ndodhur fare.

Kryeministri, Albin Kurti, i ka premtuar 400 inspektorë të rinj të punës, të cilët i inspektojnë bizneset me e pa se a po shkelen të drejtat e punëtorëve dhe ku po shkelen, a e dini sa i ka realizu? 0. Asnjë inspektorë të ri nuk e ka shtuar në punë”, është shprehur Krasniqi.

Në anën tjetër, ai u shpreh se punëtorët akoma punojnë me vetëm një ditë pushim në javë, më shumë se 8 orë në ditë, hala ata keqpërdorën në vendin e tyre të punës.

Kujtojmë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për shtyp në emër të Qeverisë së Kosovës, me 3 shtator, pati njoftuar për një ‘paketë ndihme financiare’ për grupe të ndryshme për t'i ndihmuar me qëllim të përballjes me inflacionin.

Në përkrahje të qytetarëve tanë, në muajt në vijim, do të ndajmë rreth 150 milionë euro për Pakon për Përballjen me Inflacion. Përmes subvencionimit të atyre që kursejnë energjinë do të përfitojnë të gjitha familjet e Republikës sonë, rreth 300 mijë sosh, kurse nga pagesat direkte do të përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë”, pati shkruar Kurti në Facebook.

Kujtojmë që në shtator, inflacioni në Kosovë ishte 12.7 për qind.

Lajme të ngjashme