Java: Një vit e gjysmë Qeveria Kurti dhe greva që vazhdon - NACIONALE

Java: Një vit e gjysmë Qeveria Kurti dhe greva që vazhdon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një plan për vrasjen e kryeministrit, Albin Kurti, greva që vazhdon dhe një vit e gjysmë qeverisje e Qeverisë Kurit II, janë disa nga shumë ngjarjet e javës që po e lëmë pas.

Mediat e Shqipërisë, raportuan se gjatë vitit 2021 kishte një plan për vrasjen e disa figurave kosovare, përfshirë kryeministrin Albin Kurtit.

Sipas këtij televizioni, pjesë e planit për vrasjen e figurave të ndryshme, ishte edhe Xhavit Haliti, deputet i PDK dhe njëri nga personalitetet më të njohura të kësaj partie.

Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën kështu rezulton në një dokument të bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.”, raportonin mediat shqiptare.

I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.”.

Kryeministri Kurti dhe dy të tjerët, ishin paralajmëruar nga AKI-ja se ndaj tyre po bëhej një plan për vrasje. Ky rast u përfol jashtëzakonisht shumë në Kosovë.

E, i dyshuari për këtë rast, në një pronocim për T7, deklaroi se asnjëherë nuk ka pas një plan të tillë dhe se Kurti e dy të tjerët të jetojnë të qetë.

Greva

Greva në sektorin e arsimit po vazhdon akoma. SBASHK dhe Qeveria Kurti deri më tani nuk kanë gjetur një zgjidhje që do t’i hapte rrugët fillimin e procesit arsimor.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se greva do të vazhdojë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

Jasharaj që nga shpallja e grevës ishte cak i sulmeve e linçimeve nga ana e vartësve të pushtetit.

Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj, tha gazetës Nacionale se Arbërie Nagavci (ministre) dhe Mimoza Kusari (shefe e grupit parlamentar të VV-së) kishin ushtruar presion që ‘rrethimi’ (grevist) të çahej në Gjakovë.

Zonja Nagavci dhe zonja Kusari Lila kanë bërë angazhime, e angazhime, presione, e presione nga Gjakova, prej nga vijnë. Ka pasur presione edhe në Kamenicë, edhe Gjilan. Kemi informacione që Kusari goxha shpesh ka shkuar në Gjakovë... Zonja Nagavci vazhdimisht ka shkuar në Gjakovë, dhe komuna tjera,”, ka thënë Jasharaj.

Në anën tjerër, Qeveria dhe Ministria e Arsimit kanë bërë thirrje që të ndalet greva dhe të fillojë mësimi.

Tash së fundi edhe deputetë të pushtetin kanë dalur në përkrahje të grevistëve.

Pavarësisht presioneve të pushtetit ndaj mësimdhënësve, mësimi nuk ka filluar.

As rezoluta e PDK-së në Kuvendin e Kosovës për ndaljen e grevës, nuk kaloi, pasi deputetët e pushtetit nuk votuan pro saj.

Një vit e gjysmë në pushtet

Qeveria Kurti II, me 24 shtator i bëri saktësisht një vit e gjysmë në pushtet. E pikërisht këtë kohë, kryeministri e kishte ruajtur që të dilte me një postim në Facebook, ku i numroi arritjet që sipas tij janë të mëdha përgjatë kësaj kohe të qeverisjes.

Kurti e lavdëroi qeverinë e tij për ekonominë, pakot përkrahëse ndaj qytetarëve, fuqizimin e lirisë së mediave, reformat në drejtësi, arsim, e menaxhim të situatës me pandeminë e gjendjen e energjisë.

Megjithatë, kryeministri Kurti dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, për një vit e gjysmë qeverisje, duket se ‘sukses’ të ngjashëm nuk kanë pasur edhe në sytë e të gjithë votuesve të saj që i kishin më 14 shkurt. Kjo pasi në dy sondazhe të publikuara gjatë kësaj jave, VV-ja ka një rënie gati 15%.

“Kemi investuar në mbrojtje duke dyfishuar buxhetin. Kemi luftuar krimin dhe kontrabandën në gjithë territorin e vendit”, ka thënë tutje ai.

Mes tjerash, Kurti ka përmendur edhe Vettingu në drejtësi e Byroja Shtetërore, po ashtu edhe Gjykatën Komerciale, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave, heqjen e pengesave në procesin për liberalizimin e vizave.

Gjithashtu, java prodhoi edhe arrestimin e dhëndrit të ministrit, Liburn Aliut, Berat Lahut.

Berat Lahu që është edhe asamblist i VV-së në Prishtinë, u arrestua gjatë aksionit të Policisë aksionin “Brezovia 6”. Ai pas arrestimi u përjashtua nga VV-ja.

Ndërkohë përveç ngjarjeve të përmendura me lartë, duhet të theksojmë edhe shpalosjen e platformë së Albin Kurtit për kryetar të partisë. Zgjedhjet e brendshme në VV mbahen sot teksa veç Kurti është kandidat për kryetar të partisë.

Ndërsa, sondazhet e fundit të muajit shtator tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm në popullaritet derisa ka rritje të ndjeshme nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Nga 50 për qind sa i kishte pasur në shkurtin e 2021-s, Vetëvendosje tani ka vetëm 37,3 për qind të votave.

Duke klikuar KËTU mund ta lexoni sondazhin e fundit.

Lajme të ngjashme