Intervistë | Ish-aktivisti: VV-ja është subjekt i çuditshëm, s`me lejuan as ta fotografoj letrën e eliminimit - NACIONALE

Intervistë | Ish-aktivisti: VV-ja është subjekt i çuditshëm, s`me lejuan as ta fotografoj letrën e eliminimit

3 vjet më parë

nga Muhamet Koci

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkelzen Bislimi, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj këtij subjekti politik.

Ai ka thënë se kjo parti në mënyrë jo demokratike ka eliminuar atë dhe rreth 20 aktivistë tjerë në garën e tyre për kryetar të qendrave së LV-së nëpër komunat e Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Bislimi ka treguar se refuzimi kandidaturës së tij për kryetarë të Qendrës së LV-së në Lipjan është bërë pa asnjë arsyetim.

Nuk kam marrë ndonjë arsyetim në mënyrë të shkruar nga Lëvizja Vetëvendosje nga Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm(KZP). Thjesht me kanë ftuar në zyrën e LV-së në Lipjan dhe me kanë thënë që duhet me e lexu këtë letër që e kanë dërgu prej KZP-së dhe me e pa arsyetimin që ty tu është refuzuar kandidatura”, ka thënë ai.

Bislimi ka bërë me dije se nuk i është lejuar as ta fotografojë letrën në të cilën thuhet se i është refuzuar kandidatura.

Kur kam pyetur me ma printu, nuk ma kanë printuar, nuk ma kanë dërguar në emal dhe nuk me kanë lënë as me e fotografu. Me kanë lejuar vetëm me e lexu arsyetimin”, është shprehur ai, duke treguar se çka shkruante në atë letër.

Nuk ka ndonjë arsye të fortë. Po e citoj çka shkruan aty: për shkak se kandidatura nuk është në përputhje me deklaratën e kandidaturës. Këtë nuk kemi mundur ta kuptojmë, jo vetëm unë, por edhe 20 kandidatët tjerë të cilët janë larguar nga gara”, është shprehur Bislimi, i cili është bërë pjesë e LV-së prej vitit 2016.

Për ndërhyrje në këtë proces, ai ka akuzuar edhe kryesinë qendrorë të LV-së.

Me këto veprime, po tregon se Prishtina po ndikon tek zgjedhjet e brendshme nëpër qendra. Po ndikon, duke i eliminuar disa kandidat për të iu dhënë mundësi më të madhe, ose për t`i zgjedh kandidatet të cilët atyre u pëlqejnë”, është shprehur ai.

Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për krijimin e disa grupacioneve brenda këtij subjekti, të cilët nuk i duan aktivistët punëtorë dhe nuk e duan hapjen e LV-së.

Eliminimet do ta dëmtojnë LV-në

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkelzen Bislimi, ka bërë me dije se kjo logjikë e funksionimit do t`i kushtojë me votë kësaj partie.

Sipas tij, LV-ja po i humb dy elementet me të cila është karakterizuar deri me tani si subjekt politik.

Këto veprime kanë me dëmtuar, sepse qytetarët kanë me pa që aty nuk ka demokraci, aty nuk ka meritokraci. Ne jemi angazhuar në LV dhe qytetarët e kanë votuar LV-në për këto gjera, për meritoracinë dhe demokraci”, është shprehur Bislimi.

Ai ka thënë se kjo lëvizje ashtu siç është ngritur edhe do të bije.

Është subjekt politik i çuditshëm, kështu do ta përshkruaja. Është subjekt interesant, është subjekt që është ngritur dhe do të bijë shpejtë. Kurdo që mbahen zgjedhjet do të pëson rënie”, ka thënë ai, duke përmendur çështjet që do ta rrëzojnë këtë parti nga pushteti.

Mendoj që rënien e Vetëvendosjes nuk i sjell vetëm një çështje, por shumë. Tani po e shohim se qeveria nuk ka ndonjë aktivitet që vlen me u theksuar. Problemet që kemi me i pasë me energjinë në dimër, mendoje se kanë me qenë shumë të rënda për qeverinë dhe Vetëvendosjen”, ka theksuar ish-aktivisti.

Ai ka akuzuar edhe deputetët e kësaj lëvizja, duke thënë se ata janë shkëputur nga elektorati.

Një pjesë e madhe e deputeteve kanë shkëputur kontaktin me qytetarin, me bazën. Për këtë arsyeje edhe kur po kandidojnë për kryetar të qendrave po kanë frikë nga humbja", është shprehur ai.

Për mos reagim ndaj këtij procesi jo demokratik, ai përgjegjës e ka bërë edhe liderin e LV-së, Albin Kurti.

Në momentin që nuk ka reaguar brenda strukturave, mendoj që edhe ai ka gisht në këtë”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo lëvizje është edhe islamofove.

E ke deputeti Dimal Basha, që del edhe publikisht flet. Ne ndihemi të fyer nëse dikush del në TV edhe i bënë do krahasime qysh i bënë Dimali, normal që ndihemi të fyer”, ka thënë ai.

Bislimi mendon se partia e Albin Kurtit i ka shfrytëzuar hoxhallarët me ndikim për të mbledhur vota.

Mendoj që e kanë shfrytëzuar. Kanë shfrytëzuar njerëz me ndikim, hoxhallarë, njerëz që kanë pasur ndikim në popull për me marrë votat dhe tani veprimet e qeverisë dhe të deputetëve po shihet që nuk janë origjinale. Pra, ka qenë fallc ajo fushata që e kanë bërë në të kaluarën”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme