Pse i është turrur pushteti prodhimeve më të fuqishme vendore?
Mësymja me mbi njëzet inspektor shtetëror te Qumshtorja "Vita," duke akuzuar dhe bërë çështje me pretendime pa prova se qumshti "Vita," ka përbërës si "qumsht pluhur dhe vaj palllme," ka shënuar një nga zhvillimet më shqetësuese drejtuar prodhuesve vendor.
Fabrika "Vita" ka pezulluar edhe punën në pritje të analizave që AUV-i supozohet t'i nxjerrë për të konfirmuar ato që konsiderojnë t'i kenë "informacione," ndonëse rezultatet e çdomuajshme të AUV-it për qumshtin "Vita" e nxjerrin atë qumsht të pastër pa përbërës të natyrave tjera.
Berat Buzhala i Nacionales vizitoi përbrenda fabrikën përçka ngreu pyetjet e tij ndaj pushtetit e cila e ka bërë çështje politike të veten sulmin ndaj kompanisë në fjalë.
"Atë ditë kanë ardhë 20 inspektorë. 20 inspektorë me i marrë 2 monstra. Kur don me i terrorizu një biznes, me i tutë punëtorët, me kriju klimën që kinse janë kah prodhohen kimikalje, e jo këto. E ngova mbramë ministrin te Lleo, dhe ai as nuk e dike çka është ka fol, me një moment tha ‘ka vaj pallme,’ dhe masnej tha ‘nuk e dimë hala.’ Këtu në tamlin ‘Vita,’ deklarohet përmbajtja, dhe, nuk mundet ai ministri me përzi Qumshtin Vita me atë Holla, kjo e fundit ka vaj bimor, sepse është sikur Hopla, e ky është tamël. Kjo tjetra ka, kjo s’ka.
E çka po dojnë këta me kriju që për mua është shqetësuese, për një vend ku punojnë qindra punëtorë, ku shiten 50 e 100 mijë e litra qumsht në ditë prej bujqve e blegtorve. Në asnjë matje “Vita,” ska dalë që ka as qumsht pluhur, as vaj pallme. Këto tjerat kanë dhe ju shkruan. Por, vaji bimor ka Nutella e të gjitha biskotat, dhe vaji i pallmës nuk është vaj helmues. Bile bile, konsiderohet vetëm përdorimi në masë të madhe. E tash unë s’po them që duhet të tolerohet, sepse edhe s’ka. Por qysh një ministër mu çu me punu kundër interesave të blegtorëve. Njëherë thotë ka, pastaj s’ka," tha Buzhala.