PDK: Do t’i dërgojmë të gjitha vendimet e Kuvendit në Gjykatë Kushtetuese
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka paralajmëruar se PDK-ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vendimet e Kuvendit.
Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se gjatë gjithë kësaj periudhe ka bërë manovra për realizimin e skenarit të tij politik.
Sipas Tahirit, Kuvendi është shpallur i konstituuar jashtë afateve kushtetuese dhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e PDK-së.
“Procedimet e sotme dhe konstatimet e tyre se Kuvendi është i konstituuar janë përtej afateve kushtetuese dhe gjithçka që del nga ky Kuvend ne do ta dërgojmë për shqyrtim të ligjshmërisë në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi ai.
Edhe deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka ngritur dyshime për ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e institucionit të ri.
“Ky Kuvend është formuar me pikëpyetje të mëdhaja kushtetuese”, tha Gruda.