OVL UÇK paralajmëron protesta në të gjitha qytetet e Kosovës
Pas takimit me kryetarët e degëve, OVL UÇK ka vendosur të organizojë protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj.
Protestat do të zhvillohen në ora 17:00 në të gjitha qytetet, ndërsa dega e Prishtinës do t’i bashkohet protestës në ora 21:00, transmeton Klankosova.tv.
“Ftojmë institucionet komunale dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që t’u bashkohen këtyre protestave, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe vlerave të luftës sonë çlirimtare. OVL UÇK mbështet dhe do të mbështesë çdo protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës sonë çlirimtare, përderisa ato zhvillohen në mënyrë paqësore dhe nuk cenojnë rendin kushtetues”, thuhet në vendim.