Sondazhi i UBO: Lumir Abdixhiku zë Albin Kurtin - këta janë politikanët më të vlerësuar nga populli - NACIONALE

Sondazhi i UBO: Lumir Abdixhiku zë Albin Kurtin - këta janë politikanët më të vlerësuar nga populli

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte bindshëm politikani më i popullarizuar në vend. Por, gjërat po ndryshojnë në mënyrë rapide. Kjo mund të thuhet nëse marrim parasysh një sondazh të fundit të bërë nga kompania UBO.

Në sondazhin në fjalë të cilin e ka parë gazeta Nacionale, ishte shtruar pyetja si vijon:

“Duke përdorur shkallën e vlerësimit 1 deri në 5, ku 1 nënkupton “shumë negativ” dhe 5 nënkupton “shumë pozitiv”, si dhe 88 nuk e njoh/pp, ju lutem na tregoni se çfarë mendimi keni për personat e përmendur më poshtë?”

Kryeministri Albin Kurti ka marrë një notë mesatare prej vetëm 2,98. Pak më poshtë se Kurti, është kryetari i partisë opozitare LDK, Lumir Abdixhiku, që ka një notë mesatare prej 2,92. Ndërkohë, lideri tjetër opozitar Memli Krasniqi (PDK) ka një notë prej 2,60, që megjithatë është bindshëm më lart se Ramush Haradinaj me 2,38.

Politikani me notën më të lartë nga personat e anketuar është presidentja Vjosa Osmani. Ajo është notuar mesatarisht me 3,37. Në vend të dytë është kryekuvendari Glauk konjufca që ka marrë një notë prej 3,06.

Osmani dhe Konjufca janë dy politikanët e vetëm që kanë arritur të kalojnë notën prej mbi 3.

Në anën tjetër, lideri me më së paku pëlqyeshmëri në publik është Fatmir Limaj i partisë Nisma për Kosovën që ka marrë një notë prej 2,13. Ai është më poshtë edhe se Behgjet Pacolli (2,33) dhe Donika Gërvalla 2,39.

Ndër shkaktarët e rënies drastike të popullaritetit të kryeministrit Albin Kurti besohet të jenë shkelja e vazhdueshme e qëndrimeve politike, skandalet korruptive, mungesa e veprimeve konkrete për të parandaluar ngritjen alarmante të çmimeve të produkteve bazike etj.

Në një anketë tjetër, ndër çështjet që shqetësonin më së shumti qytetarët e vendit ishte pikërisht rritja e çmimeve.

Në anën tjetër, kjo pëlqyeshmëri e lartë për z. Abdixhiku duket se ka të bëjë me performancat e tij të guximshme në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria Kurti II ka ndarë afërsisht 100 milionë euro në muajin prill për shumë kategori qytetare, por megjithatë kjo masë del të mos jetë e mjaftueshme.

Një numër i madh protestash kanë ndodhur në vend, me theks të veçantë ajo e mësimdhënësve dhe e punëtorëve të sektorit privat, që kanë kërkuar hapa konkretë ndihmës nga Qeveria.

Në një sondazh të publikuar nga Nacionale e të kryer nga një organizatë ndërkombëtare, doli se edhe Vetëvendosje kishte pësuar rënie drastike në popullaritet duke rënë nga 50 për qind sa fitoi në zgjedhjet e 14 shkurtit në vetëm rreth 30 për qind.

Lajme të ngjashme