SKANDAL: S'i lejohet fjala deputetit të VV-së që mbështeti sindikatatat, ai largohet nga salla - NACIONALE

SKANDAL: S'i lejohet fjala deputetit të VV-së që mbështeti sindikatatat, ai largohet nga salla

2 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti Eman Rrahmani ka qenë me të drejtë kriitk ndaj kryetarit të Komisionit për Arsim, z. Ardian Gola në lidhje me të drejtën e fjalës e cila iu mohua në mënyrë të pakuptueshme.

Kjo kritikë ka ardhur pasi Gola e njoftoi që ishin marrë vesh me SBAShK-un që deputetët të cilët nuk janë anëtarë të Komisionit për Arsim të mos kishin të drejtën e fjalës.

Sipas Rrahmanit, një gjë e tillë e cenonte rolin e deputetit dhe lirinë e tij.

“Kjo le të jetë vërejtje për herët tjera. Nuk duhet të ketë kësi marrëveshje që kufizojnë deputetët,” – u shpreh me të drejtë Rrahmani.

Gola u shpreh për shkeljen e bërë se për të “ me rëndësi ishte interesi i popullit.”

Rrahmanit megjithatë iu mundësua e drejta e fjalës më pas, por ai nuk e mori dhe u largua nga Komisioni i zhgënjyer me kolegët e ttij. Deputeti u shpreh se kishte pasur edhe propozime konkrete për të gjetur zgjidhje.

Në anën tjetër, ministri Murati dhe ministrja Nagavci nuk e bënë asnjë propozim konkret në këtë komision.

Rrahmani mbrëmë në RTK është shprehur se mbështet kërkesat e sindikalistëve.

Lajme të ngjashme