A bënë shkelje policët shoqërues të Kurtit kur u lanë në pishinë? Flasin nga Inspektorati - NACIONALE

A bënë shkelje policët shoqërues të Kurtit kur u lanë në pishinë? Flasin nga Inspektorati

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Që nëntë ditë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Greqi.

I pari i ekzekutivit kosovar, atje është akomoduar në resortin luksoz “Grand Resort Lagonisi” në Athinë, gjë për të cilën raportoi Nacionale gjatë ditës së sotme.

Mirëpo, mbrojtja e afërt e kryministrit Kurti, si duket ka zgjedhur një vend tjetër për t’i shijuar të mirat që ofron bregdeti i Greqisë.

Në bazë të disa fotografive të postuara në rrjetet sociale, mbrojtja e afërt e Kurtit, po qëndron në qytetin Sourpi, i cili është kilometra larg hotelit ku qëndron Kurti.

Në anën tjetër lindin dyshimet dhe me të drejtë shtrohet pyetja, a kanë kryer shkelje policët që u lanë në pishinë gjatë kohës kur po e shoqërojnë kryeministrin Kurti?

Ka qenë Kryeshefi Ekzekutiv, Kushtrim Hodaj, që ka komentuar këtë çështje.

Nuk kemi ndonjë inicim, nuk kemi bërë ndonjë verifikim. Ata janë në shoqërim të kryeministrit, nuk e dim a kanë qenë në orar të punës, apo në çfarë kohe e shfrytëzojnë orarin e punës apo pushimin. Nuk ka ndonjë inicim”, shtoi fillimisht Hodaj për Express.

Tutje, ai vazhdoi se në bazë të asaj që ka pare në media, ka të bëjë me disiplinë dhe se duhet që hetohet nga eprorët gjegjës.

Më shumë është çështje e disiplinës, ish dasht me hetu vetë Policia, mbikëqyrësit e atij njësiti, pasi që ne i trajtojmë vetëm kur ka elemente të veprës penale. Në bazë të atyre raportimeve nuk ka diçka që përmban diçka që ka vepër penale, por nëse ka shkelje të orarit të detyrës, janë eprorët e vetë dhe është njësiti i standardeve brenda policisë”, përfundoi Hodaj.

Lajme të ngjashme