Rusët rrëzojnë helikopterin e tyre në Kherson pasi i sulmoi gabimisht - NACIONALE

Rusët rrëzojnë helikopterin e tyre në Kherson pasi i sulmoi gabimisht

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Forcat ruse kanë rrëzuar helikopterin e tyre në Ukrainë, pasi gabimisht ka filluar të qëllonte kundër tyre.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, ka njoftuar se helikopteri Ka-52, i cili kushton rreth 14 milionë euro është rrëzuar në Kherson, ndërsa shefat ushtarakë thanë se rrëzimi i tij ishte në fakt një 'gjest i vullnetit të mirë' nga forcat pushtuese.

Ata raportuan se tre nga helikopterët që ishin duke fluturuar mbi rajonin e pushtuar, kanë filluar të qëllojnë mbi trupat ruse në tokë. Ku menjëherë pas, këta të fundit i janë përgjigjur zjarrit duke rrëzuar një nga helikopterët e tyre.

Rasti i sotëm është vetëm goditja e fundit e turpshme për forcat ruse, pasi edhe javën e kaluar Rusia rrëzoi avionin e saj luftarak Su-34M, në vlerë prej gati 40 milionë euro.

Bëhet e ditur se gjatë rrëzimit të Su-34M, ushtarët ishin në përpjekje për të qëlluar raketat HIMARS të furnizuara nga ShBA-ja, por në vend të kësaj ata qëlluan bombarduesin i cili u rrëzua në Luhansk.

Më pas, në rrjete sociale u publikua video ku në mbetjet e avionit ishte shkruar "Forcat Hapësinore Ruse".

Rrëzimi i fundit vjen pasi artileria ukrainase ka goditur një urë strategjike thelbësore për Moskën për të furnizuar forcat e saj, duke përdorur një sistem rakete precize të furnizuar nga ShBA-të.

Goditja e urës Antonivskyi përtej lumit Dnieper në Ukrainën jugore është bërë e ditur të martën vonë, nga nënkryetari i administratës së emëruar nga Moska për rajonin Kherson, Kirill Stremousov.

Ai tha se ura ishte ende në këmbë, por kuverta e saj ishte e shpuar me vrima, duke penguar kalimin e automjeteve. Stremousov poashtu njoftoi se forcat ukrainase kanë përdorur raketa të shumta HIMARS në rrëzimin e saj.

Sistemi HIMARS ka aftësi precize goditjeje dhe ka shtuar një avantazh teknologjik më modern në asetet e vjetra ushtarake të Ukrainës.

Lajme të ngjashme