Poshtërim i ri për Rusinë, rrëzon gabimisht avionin e saj 36 milionë dollarësh në Ukrainë - NACIONALE

Poshtërim i ri për Rusinë, rrëzon gabimisht avionin e saj 36 milionë dollarësh në Ukrainë

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas disa raporteve të publikara, Rusia ka rrëzuar një nga avionët e saj Su-34, vlerë 36 milionë dollarë mbi Ukrainën lindore.

The Sun shkruan se ky poshtrim i ri për forcat e Putinit ndodhi në përvjetorin e tetë të rrëzimit të avionit MH-17 nga rebelët e armatosur të Kremlinit.

Sukhoi Su-34, një gjuajtës-bombardues me rreze të mesme, thuhet se u rrëzua të dielën pranë Alchecvsk në Luhansk, i cili është nën kontrollin e forcave separatiste të mbështetura nga Kremlini.

Ndërsa në Telegram janë shpërndarë disa video të mbetjeve nga rrëzimi, duke pretenduar fillimisht se mbetjet ishin të një avioni ukrainas të shkatërruar.

Ndërkohë edhe një korrespondet rus i luftës, Yevgeny Poddubny, raportoi për rrëzimin e avionit duke thënë se kjo tregonte mbrojtjen ajrore të Republikës Popullore të Luhansk, pasi ka shkatërruar një objektiv mbi Alchevs.

E pas zbulimit se në fakt avioni i rrëzuar u përkiste rusëve, disa burime pro-Kremlinit kanë fshirë videot. Por, ekspertët, ripostuan imazhet duke vënë në pah shenjat në media që tregonin se avioni u përkiste Forcave Ajrore Ruse.

Ukraina tha gjithashtu se nuk ka pasur kurrë asnjë Su-34, një avion sulmi tokësor me dy vende, i cili operohet vetëm nga Rusia.

Poshtërimi

Rusia - një nga vendet më të mëdha dhe teknologjikisht më të sofistikuara në botë - deri më tani ka luftuar për të fituar kontrollin mbi qiejt e Ukrainës.

Me rreth 4,000 avionë luftarakë dhe me eksperiencë të madhe bombardimi objektivash në Siri, Gjeorgji dhe Çeçeni, Rusia pritej të fitonte epërsi ajrore.

Por, ekspertët kanë sugjeruar operacione logjistike me të meta, duke shtuar se mungesat e trajnimit të rregullt dhe realist kanë dëmtuar "modernizimin" e fundit të Forcave Ajrore Ruse.

Su-34 - i cili kaloi dekada në zhvillim, shihet nga Rusia si një nga avionët me teknologjinë më të avancuar.

Kujtojmë se, edhe në muajin prill një tjetër bombardues supersonik Su-34 u rrëzua në rajonin Kharkiv në Ukrainën lindore, ku ishte përqendruar pjesa më e madhe e ushtrisë ruse përpara s etë detyrohej të tërhiqet.

Lajme të ngjashme