Rusët e fshehur pas pemëve zbulohen dhe bombardohen nga ukrainasit
Artileria ukrainase ka nisur një sulm vdekjeprurës ndaj objektivave ruse të fshehura pas pemëve.
Komanda e Forcave të Sulmimit Ajror të Ukrainës tha se ata shkatërruan njësinë ruse në rajonin lindor të Donetsk Oblast.
E ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në këtë rajon Rusia ka thënë se forcat e saj do të rrisin operacionet ushtarake në "të gjitha zonat operacionale" në Ukrainë.
"Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu dha udhëzimet e nevojshme për të rritur më tej veprimet e grupeve në të gjitha zonat operative, në mënyrë që të përjashtohet mundësia e regjimit të Kievit për të kryer sulme masive me raketa dhe artileri mbi infrastrukturën civile dhe banorët e vendbanimeve në Donbas dhe rajone të tjera”, thuhej në deklaratën e dhënë nga ministria ruse.
Kjo deklaratë nga Moska erdhi pas disa sulmesh me raketa të ditëve të fundit ku Kievi thotë se kanë vrarë dhjetëra civilë dhe si përgjigje ndaj një rritjeje të mprehtë të sulmeve ukrainase shumë prapa vijës së frontit duke përdorur obuset dhe artilerinë perëndimore të blera së fundmi.
Kujtojmë se, për disa javë me radhë, ushtria ruse e ka mbajtur rajonin në një breshëri të vazhdueshme sulmesh artilerie dhe raketash. Kremlini thotë se qëllimi i atij që e quan "operacioni special ushtarak" është të marrë kontrollin e Luhanskut dhe Donetsk. Aktualisht, rreth 45% e Donetsk-ut, një rajon i industrisë së rëndë i ndërthurur me tokë bujqësore, ende mbahet nga ukrainasit.
Lufta në Ukrainë po afron pesë muaj ku duket se të dyja ushtritë po pësojnë humbje të mëdha, zyrtarët perëndimorë thonë se Ukraina "absolutisht" beson se do të rimarrë territorin nga Rusia dhe do të fitojë luftën.
