Ukraina thotë se ka goditur një depo ruse të municionit afër Kherson-it - NACIONALE

Ukraina thotë se ka goditur një depo ruse të municionit afër Kherson-it

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Autoritetet ukrainase kanë thënë se forcat e tyre kanë sulmuar një depo ruse të municionit në jug të Ukrainës gjatë natës, duke shkaktuar një shpërthim masiv.

Komanda jugore e ushtrisë ukrainase tha se në shënjestër të sulmit me raketa ishte depoja ruse në Nova Kakhovka, rreth 35 milje në lindje të qytetit bregdetar, Kherson, që gjithashtu është pushtuar nga forcat ruse.

Agjencia “Associated Press” raportoi se saktësia e sulmit la të kuptohet se forcat ukrainase përdorën sisteme raketore amerikane të tipit “HIMARS” për ta goditur cakun.

Ditëve të fundit, Ukraina ka dhënë shenja se mund të nisë një kundërsulm për ta rimarrë territorin e pushtuar në jug të vendit.

Sipas një fotografie satelitore të bërë të martën dhe të analizuar nga agjencia “Associated Press”, nga sulmi është shkaktuar dëm i konsiderueshëm. Një gropë e madhe shihej saktësisht në vendin ku më parë ishte një strukturë në formën e depos.

Raportohet se të paktën shtatë persona janë vrarë nga sulmi ukrainas. Shifrën e viktimave e publikoi administrata e vendosur nga rusët në qytet dhe nuk ishte e mundshme që informata të vërtetohej.

Lajme të ngjashme