Pamje: Edhe në Zvicër protestohet kundër vendimit për ish-krerët e UÇK-së
Mërgimtarët në Zyrih kanë protestuar gjatë së shtunës, kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Artan Behrami, deputet i PDK-së, ka publikuar pamje nga protesta.
“Padrejtësia, ndër shekuj, ka qenë burimi më i madh i mobilizimit të shqiptarëve.
Jemi popull i durueshëm!
Por padrejtësinë nuk e pranojmë kurrë.
Verdiktin e Hagës nuk e pranojmë kurrë.
As në Prishtinë, as në Zyrih, as në asnjë vend ku jetojnë shqiptarët!”, ka shkruar ai në Facebook.