Kurti: Qeveria e përkushtuar të mbështesë korrigjimin e verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së - NACIONALE

Kurti: Qeveria e përkushtuar të mbështesë korrigjimin e verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u zotua për angazhim shtetëror për kundërshtimin e verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kurti tha se Qeveria do të ofrojë mbështetje me të gjitha mjetet që ka në dispozicion për korrigjimin e verdiktit.

Deklaratat ai i bëri pas një bashkëbisedimi me të rinjtë e diasporës shqiptare në New York.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje, në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion”, shkroi Kurti.

Sipas tij, synimi i këtij angazhimi është “korrigjimi i verdiktit të Dhomave të Specializuara ndaj ish krerëve të UÇK-së”.

Verdikti, shkroi Kurti, “është i padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht”.

Ai shkroi edhe për strategji të përbashkët shtetërore lidhur me mënyrën e reagimit ndaj këtij vendimi.

“Një dakordim mbi një strategji shtetërore për reagim sa më të përshtatshëm dhe efikas ndaj verdiktit të shkallës së parë [...] është i nevojshëm”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme