Arma që po ndryshon rrjedhën e luftës, Ukraina thotë se ka shkatërruar 50 depo ruse me HIMARS - NACIONALE

Arma që po ndryshon rrjedhën e luftës, Ukraina thotë se ka shkatërruar 50 depo ruse me HIMARS

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Ukraina tha të hënën se që nga muaji i kaluar, forcat e saj kanë përdorur sistemet raketore HIMARS të furnizuara nga ShBA-ja për të shkatërruar 50 depo municionesh ruse.

Duke folur për televizioni kombëtar të vendit, ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov nënvizoi ndikimin në rritje që i kanë ofruar Ukrainës, Sistemet e Raketave të Artilerisë së Lartë (HIMARS).

"Kjo shkurton zinxhirët e tyre logjistikë dhe heq aftësinë e tyre për të zhvilluar luftime aktive dhe për të mbuluar forcat tona të armatosura me granatime të rënda," tha Reznikov.

Duke mos dhënë detaje, Reznikov shtoi se ekuipazhet e artilerisë ukrainase kanë kryer sulme "të sakta" në disa ura. Sipas Reuters ai po i referohej tre kalimeve lumore në rajonin Kherson të pushtuar nga Rusia, të cilat autoritetet lokale të okupimit thonë se u sulmuan nga HIMARS gjatë javës së kaluar.

Reznikov njoftoi poashtu se Ukrainë ka marrë tre automjete luftarake të blinduara kundërajrore Gepard, nga 15 që priten, dhe se Kievi priste të merrte në dorëzim disa dhjetëra tanke Leopard.

Edhe pse, Rusia ka thënë se ka shkatërruar disa nga sistemet HIMARS, Ukraina e ka mohuar një gjë të tillë.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë në mënyrë të përsëritur se furnizimet perëndimore me armë janë kritike për përpjekjet ushtarake të Ukrainës dhe nënvizuan rëndësinë e HIMARS për shkak të supremacisë së artilerisë së Rusisë në aspektin e numrit dhe municioneve.

HIMARS kanë një rreze më të gjatë dhe janë më të saktë se artileria e kohës sovjetike që kishte deri më tani në arsenalin e saj Ukraina.

Ndërkohë, Rusia ka kritikuar veçanërisht Shtetet e Bashkuara për trajnimin e ukrainasëve dhe furnzimin me HIMARS.

Kujtojmë se, Rusia, e cila pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, ka kapur një pjesë të territorit në Ukrainën jugore dhe ka përdorur supremacinë e saj të artilerisë në lindje për të bërë fitime graduale territoriale.

Çfarë është HIMARS?

Sistemi i raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë është pak a shumë siç tingëllon: Një platformë e ngarkuar me raketa të shumta që mund të gjuhen me radhë. HIMARS është një version veçanërisht i sofistikuar, që ka një rreze veprimi prej gati 200 miljesh. Në anën tjetër, topi i obusit M777, një nga artileritë më të avancuara të SHBA-së në fushën e betejës në Ukrainë, ka një distancë prej më pak se 20 milje.

Ngarkesa e sistemit është mjaft e fuqishme për të shkaktuar dëme të barabarta me bombardimet ajrore.

HIMARS janë përdorur nga ushtria amerikane në Afganistan, Irak dhe madje edhe në Jordani, ku janë përdorur për të qëlluar objektivat e Shtetit Islamik mbi kufirin në Siri.

Në të kalurën, HIMARS gjithashtu është testuar si një sistem potencial kundër anijeve, i cili mund të ofrojë disa opsione për Ukrainën në betejën për kontrollin e Detit të Zi.

Lajme të ngjashme