Pelosi largohet nga Taipei duke thënë se ShBA nuk do ta braktisë Tajvanin - NACIONALE

Pelosi largohet nga Taipei duke thënë se ShBA nuk do ta braktisë Tajvanin

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas një vizitë që ngriti tensionet me Kinën, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve së ShBA-së,Nancy Pelosi është larguar nga Tajvani, duke thënë se ajo dhe anëtarët e delegacionit të saj nuk do të braktisin angazhimin e tyre ndaj ishullit vetëqeverisës.

Vizita e Pelosit në Tajvan u shoqërua me zemërim të madh nga Pekini dhe më më shumë se një javë debate në lidhje me atë nëse kjo vizitë ishte ide e mirë apo jo. Ndërkohë, gjatë qëndrimit të saj në Taipei, Pelosi qëndroi e qetë por sfiduese.

"Sot bota përballet me një zgjedhje midis demokracisë dhe autokracisë," u shpreh ajo në një fjalim të shkurtër gjatë një takimi me presidenten tajvaneze Tsai Ing-wen.

Më tej, Pelosi shtoi se: “Vendosmëria e Amerikës për të ruajtur demokracinë, në Tajvan dhe në mbarë botën, mbetet e hekurt.”

Në ndërkohë, Kina, e cila e pretendon Tajvanin si territorin e saj dhe kundërshton çdo angazhim të zyrtarëve tajvanezë me qeveritë e huaja, ka njoftuar stërvitje të shumta ushtarake rreth ishullit, pjesë të të cilave do të hyjnë në ujërat e Tajvanit dhe lëshoi ​​një sërë deklaratash të ashpra pasi delegacioni amerikan arritë në kryeqytetin e Tajvanit, Taipei.

Këto veprime të planifikuara të Kinës, u dënuar rëndë nga Tajvani duke thënë se shkelin sovranitetin e ishullit.

"Një akt i tillë është i barabartë me mbylljen e Tajvanit nga ajri dhe deti, një akt i tillë mbulon territorin dhe ujërat territoriale të vendit tonë dhe cenon rëndë sovranitetin territorial të vendit tonë," është shprehu Jian-chang Yu në një konferencë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Është bërë e ditur se stërvitjet ushtarake kineze, duke përfshirë stërvitje me zjarr të vërtetë, do të fillojnë të enjten dhe do të jenë më të mëdhatë që synojnë Tajvanin që nga viti 1995, kur Kina gjuajti raketa në një stërvitje për të treguar pakënaqësinë e saj ndaj një vizite të presidentit të atëhershëm tajvanez Lee Teng-hui në Shtetet e Bashkuara.

Por, megjithatë presidentja tajvaneze Tsai iu përgjigj me vendosmëri kërcënimeve nga Kina.

“Përballë kërcënimeve të shtuara qëllimisht ushtarake, Tajvani nuk do të tërhiqet”, tha Tsai në takimin e saj me Pelosin, duke shtuar se, vendi do ta mbështesë me vendosmëri sovranitetin e kombit.

Udhëtimi i Pelosit ka rritur tensionet ShBA-Kinë më shumë sesa vizitat e anëtarëve të tjerë të Kongresit për shkak të pozicionit të saj të nivelit të lartë si udhëheqëse e Dhomës së Përfaqësuesve. Ajo është kryetarja e parë e Dhomës që viziton Tajvanin në 25 vjet, që nga Newt Gingrich në vitin 1997. Megjithatë, Tajvani vitin e kaluar është vizituar edhe nga anëtarë të tjerë të Kongresit.

Ndërsa, në shenjë falendërimi për mbështetjen e saj prej dekadash për Tajvanin, Tsai e dekoroi me Urdhrin e Reve Propitious.

Lajme të ngjashme