Çfarë ndodhi në luftën Rusi-Ukrainë gjatë kësaj jave? - NACIONALE

Çfarë ndodhi në luftën Rusi-Ukrainë gjatë kësaj jave?

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Gjatë kësaj jave, Ukraina ka rritur përpjekjet për të rimarrë Khersonin, lufta ka hyrë në muajin e gjashtë ndërsa BE është dakorduar për të kufizuar përdorimin e gazit.

Ukraina shton sulmet në Kherson

Këtë javë u raportua për përpjekjen e Ukrainës për të izoluar qytetin e Khersonit, aktualisht i pushtuar nga rusët. Të mërkurën, një urë kyçe në qytetin jugor u godit me një breshëri raketash nga forcat ukrainase.

Videot dhe dëshmitë treguan për deri në 18 shpërthime në urën Antonivskiy mbi lumin Dnieper, një nga rrugët kryesore ruse të furnizimit në Kherson, me mbrojtjen ajrore ruse kundër raketave që me sa duket nuk arriti të kapte sulmet.

Kherson, i kapur nga rusët që në fillim të luftës, ka qenë prej kohësh një fokus për ukrainasit, e ndërsa ofensiva në jug po rritej, Rusia u përgjigj duke hedhur një breshëri raketash në Ukrainë nga Bjellorusia.

Jeta nën zjarr në Donbas ndërsa lufta hyn në muajin e gjashtë

Lufta ruse kundër Ukrainës ka hyrë në muajin e saj të gjashtë dhe në rajonin lindor të Donbasit – shtëpia e disa prej luftimeve më të ashpra – raketat po vazhdojnë të bien.

Të gjitha qytetet në provincën Donetsk, shihen si objektiva kyçe në përpjekjen e forcave ruse për të pushtuar të gjithë rajonin e Donbasit, i cili përfshin Donetskun dhe Luhanskun fqinj.

BE kufizon përdorimin e gazit për shkak të frikës së furnizimit nga Rusia

BE-ja është detyruar të zvogëlojë edhe më tej planin e saj për racionimin e gazit këtë dimër në një përpjekje për të shmangur një krizë energjetike të krijuar nga shkurtimet e mëtejshme ruse të furnizimit.

Ministrat e Energjisë nga 27 vendet anëtare, përveç Hungarisë, mbështetën një reduktim vullnetar prej 15% të përdorimit të gazit gjatë dimrit, një objektiv që mund të bëhet i detyrueshëm nëse Kremlini urdhëron një ndalesë të plotë të gazit në Evropë.

Turneu afrikan i Lavrov-it, një tjetër front në luftën midis Perëndimit dhe Moskës

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka udhëtuar në Ugandë në ndalesën e fundit të turneut të tij në Afrikë, me qëllim të grumbullimit të mbështetjes në kontinent për Rusinë.

Shumë liderë afrikanë kanë refuzuar të dënojnë pushtimin e Rusisë në Ukrainë dhe kanë akuzuar ShBA-në dhe NATO-n për fillimin ose zgjatjen e konfliktit.

Por qindra milionë njerëz në kontinent janë duke u përballur me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe, në disa raste, me një mungesë të rëndë, sepse bllokimi i porteve ukrainase nga flota ruse e Detit të Zi po bllokon dhjetëra milionë tonë drithë, duke përkeqësuar në mënyrë dramatike problemet ekzistuese të zinxhirit të furnizimit.

Ukraina përgatitet për një rikthim të jashtëzakonshëm në ligën e futbollit

Pesë muaj më parë, futbollistët në Ukrainë nuk kishin mundësi të mendonin për sportin. Tmerret që po shkaktoheshin nga forcat pushtuese ruse nuk lanë askënd të paprekur dhe akti i të qëndruarit gjallë, duke siguruar të njëjtën gjë për të dashurit e tyre, ishte gjithçka që kishte rëndësi.

Por më 23 gusht, u vendos që sezoni i futbollit të kthehet në Kiev, Lviv, Uzhhorod dhe ndoshta Ternopil ose Rivne. Është bërë e ditur se lojërat do të luhen me dyer të mbyllura në një prani të konsiderueshme ushtarake.

Lajme të ngjashme