Prokuroria i thotë Nacionales se “po merret” me kërcënuesin ndaj Halil Matoshit - NACIONALE

Prokuroria i thotë Nacionales se “po merret” me kërcënuesin ndaj Halil Matoshit

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Prokuroria Themelore e Prishtinës “ka nisur të merret” me rastin ndaj Fehmi Berishës, ish i burgosur politik dhe mbështetës i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Fehmi Berisha gjatë një debati të mbajtur të martën në Kanal 10 në emisionin “Politiko” deklaroi se aq sa ka vrarë diktatori Hoxha, ai do të mund t'i vriste për një ditë në Prishtinë. Përtej kësaj, ai ka kërcënuar direkt me varje, gazetarin dhe publicistin Halil Matoshin, i cili gjendej në panel në studio.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi, i ka thënë Nacionales, se “prokurori kujdestar në bashkëpunim me Policinë është ka merret me rastin”.

Kur Nacionale i kërkoi të sqaronte se çka nënkuptonte me fjalinë se “po merremi me rastin” ai pati një përgjigje që megjithatë nuk i nënkupton se ka një vendim për nisje të hetimeve.

Munishi tha se Porkuroria për momentin është duke “u marrë me grumbullimin e informatave për rastin në fjalë”.

Fehmi Berisha tha gjatë mbrëmjes në emision “Politiko” që diskutonte temën “Enveri i Shqipërisë, Enveri i Kosovës”, se regjimi i ish-diktatorit Enver Hoxha nuk ka qenë më i keq sesa Qeveritë demokratike të Shqipërisë.

Ju po thoni i ka zhduk i ka vra. Sali Berisha e ka dhanë shifrën 5680 të vramë gjatë periudhës së sundimit të Enver Hoxhës. Unë veç për 24 orë sonte në Kosovë qaq i kasha vjerr në sheshin e Prishtinës, për 24 orë”, tha Berisha.

Kurse, analisti Matoshi reagoi se për këtë deklaratë duhet të reagoj prokuroria e shtetit dhe Berisha të arrestohet. Berisha, pas kësaj deklarate u bë edhe më i ashpër, duke përdorur gjuhë të papranueshme, sa iu shkëput edhe lidhja me emisionin.

Të parin kisha me vjerr Halil Matoshin”, tha ai para se t’i ndërprehej linja.

Kjo deklaratë ngjalli reagime të mëdha tek figura të rëndësishme në Kosovë.

Kush është Fehmi Berisha?

Fehmi Berisha ka lindur në katundin Dyz të bashkisë së Besianës. Sipas vet fjalëve të tij, në vitin 1959 është zhvendosur në Besianë, ku ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesmen. Njihet si organizatori i demonstratave të vitit 1981 në Llap, i burgosur politik i dënuar më 15 vjet burg të rëndë në Serbi, pastaj ishte ushtar i UÇK-së dhe me profesion është profesor i letërsisë dhe gjuhës shqipe. Jeton në Cyrih të Zvicrës.

Lajme të ngjashme