Hoxhaj ndan pamje nga marshi: “UÇK-ja e popullit!”
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shpërndarë pamje nga Marshi për Liri, i cili u mbajt sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Hoxhaj, i cili ka qenë bashkëpunëtor i afërt politik i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, e ka shoqëruar publikimin me një mesazh të shkurtër.
“UÇK-ja e popullit!”, ka shkruar ai.