Ardian Gjini: Dënimet janë tronditëse dhe thellësisht zhgënjyese - NACIONALE

Ardian Gjini: Dënimet janë tronditëse dhe thellësisht zhgënjyese

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Gjini i ka cilësuar si “tronditëse dhe thellësisht zhgënjyese” dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

“Dënimi me nga 25 vjet burgim i Hashim Thaçit, dhe Jakup Krasniqit 18 vjet, Kadri Veselit, dhe 13 vjet i Rexhep Selimit është tronditës dhe thellësisht zhgënjyes”, ka shkruar Gjini.

Ai ka thënë se në këtë ditë, vëmendja duhet të jetë te familjet e të dënuarve, bashkëluftëtarët e tyre dhe qytetarët e Kosovës.

“Sot mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e tyre, me bashkëluftëtarët dhe me gjithë popullin e Kosovës”, është shprehur ai.

Gjini ka shkruar se, sipas tij, aktgjykimi nuk e ndryshon atë që ai e konsideron të vërtetën historike për luftën e UÇK-së.

“Ky aktgjykim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike. Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi luftë të drejtë dhe çlirimtare kundër regjimit kriminal të Serbisë”, ka deklaruar kreu i AAK-së.

Lajme të ngjashme