Peci e Kelmendi reagojnë kundër kërcënimeve ndaj Matoshit: "E pafalshme", "organet e rendit të veprojnë" - NACIONALE

Peci e Kelmendi reagojnë kundër kërcënimeve ndaj Matoshit: "E pafalshme", "organet e rendit të veprojnë"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-i burgosuri politik, Fehmi Berisha i njohur edhe si mbështetës i ish-diktatorit Enver Hoxha, ka dhënë një deklaratë skandaloze në Kanal10, ku tha se “do t'i varja në Prishtinë aq sa ka vrarë edhe Enver Hoxha - të parin Halil Matoshin”.

E për këto kërcënime ndaj Matoshi, kanë reaguar ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci dhe gazetarit Adriatik Kelmendi, të cilët kërkuan nga organet e rendit që të merren me personin në fjalë.

Peci në Facebook ka shkruar se shqiptarëve shumë të zeza i kanë ardhur nga enverizmi.

Shume te zeza i kane ardhur shqiptareve nga enverizmi (kombinim i komunizmit jugoslav, stalinist dhe maoist) pasojat e te cilit jemi duke i paguar edhe sot! Mirepo, vullneti per te ekzekutuar njerez per mospajtime politike ne dekaden e trete te shekullit XXI eshte i tmerrshem, dhe nxjerre ne pah mendesine e vertete te kesaj funderrine ideologjike! Organet e rendit dhe ligjit duhet te veprojne menjehere ndaj kercenimit qe ju be Halil Matoshit! Ky kercenim eshte i patolerueshem!”, ka shkruar ai të mërkurën në Facebook.

Edhe gazetari Adriatik Kelmendi, ka thënë se është koha e fundit që të reagohet ndaj kërcënimeve pasi sipas tij, ato kanë depërtuar tashmë edhe në ekranet televizive.

“Të parin e kisha vjerrë Halil Matoshin!” Kështu paska deklaruar një person në një emision live televiziv për gazetarin, shkrimtarin dhe opinionistin, aktivistin për liri dhe ish të burgosurin politik. A jemi duke e kuptuar se është koha e fundit që të reagohet fuqishëm ndaj lehtësisë së kërcënimeve publike për vrasje për këdo që mendon ndryshe?! Këtij kërcënuesi qysh sonte policia duhet t’i trokasë në derë. Çdo krim i madh ka filluar njëherë me vrasje verbale, për të kaluar në atë fizike. Fatkeqësisht, e kemi toleruar të instalohet si normë që nga rrjetet sociale dhe po e shohim të depërtojë edhe në ekran. E pafalshme!”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme