Berisha: Do t'i varja në Prishtinë aq sa ka vrarë edhe Enver Hoxha - të parin Halil Matoshin - NACIONALE

Berisha: Do t'i varja në Prishtinë aq sa ka vrarë edhe Enver Hoxha - të parin Halil Matoshin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-i burgosuri politik, Fehmi Berisha i njohur edhe si mbështetës i pa rezervë i ish-diktatorit Enver Hoxha, ka deklaruar se aq sa ka vrarë diktatori Hoxha, ai do të mund t'i vriste për një ditë në Prishtinë.

“Enver Hoxha e mbajti frymën e irredentizimt të gjallë në Kosovë sepse nuk kish me qenë e mundur pa Shqipërinë që u krijua ajo frymë pas viteve 60-ta deri kur doli Demaqi në skenë deri me shpërthimin e luftës së UÇK-së. Sulmone ju sa doni Enver Hoxhën, por ai ka qenë kryenacionalisti shqiptar i të gjitha periudhave kohore”, tha Berisha në Kanal10, para se të lëshohej në deklaratë kërcënuese duke thënë se të njejtën gjë ai do ta bënte për një ditë.

“Ju po thoni i ka zhduk i ka vra. Sali Berisha e ka dhanë shifrën 5680 të vramë gjatë periudhës së sundimit të Enver Hoxhës. Unë veç për 24 orë sonte në Kosovë qaq i kasha vjerr në sheshin e Prishtinës, për 24 orë”, tha Berisha.

Kurse, analisti Matoshi reagoi se për këtë deklaratë duhet të reagoj prokuroria e shtetit dhe Berisha të arrestohet.

Mirëpo reagimi i Berishës ishte i ashpër.

“Të parin kisha me vjerr Halil Matoshin”, tha ai para se t’i ndërprehej linja.

*Nacionale distancohet nga gjuha skandaloze e përdorur nga ish i burgosuri politik

Lajme të ngjashme