Reagon Çitaku pas kërcënimit që iu bë Matoshit: Institucionet e rendit duhet urgjentisht të reagojnë - NACIONALE

Reagon Çitaku pas kërcënimit që iu bë Matoshit: Institucionet e rendit duhet urgjentisht të reagojnë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me kërcënimin publik që i është bërë analistit, Halil Matoshit.

Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se institucionet e rendit duhet urgjentisht të reagojnë ndaj kërcnimit publik që i është bërë atij.

Çitaku tutje ka thënë se që një kohë në diskursin publik është normalizuar dhuna dhe linçimi. Sipas saj, me lehtësi të padurueshme, madje edhe nga foltorja e Kuvendit, njerëzit janë shpallë kriminelë dhe tradhëtarë.

Dhuna nuk fillon me shkrepje plumbi. Dhuna verbale apo ajo që njihet si vrasja e karakterit (character assassination) i paraprinë dhunës fizike, si instrument për ta justifikuar të dytën”, ka thënë Çitaku.

Lajme të ngjashme