Infermieri që në Spitalin e Gjilanit vetëm e lavdërojnë, transportues tritoIi në Shqipëri, flet drejtori i Spitalit dhe i Policisë në Tiranë
Infermier në Gjilan por edhe transportues tritoli në Shqipëri. Përshkrim i çuditshëm, por kështu del të jetë storja e Lion Pirës, nga qyteti i Gjilanit.
Lion Pira u zu së bashku me Shkëlqim Halabakun e Rigon Maliqin në Shqipëri, duke transportuar tritol, nga Kosova për atje.
Gazetari Vullnet Krasniqi, ka qëndruar këtë të mërkurë në Gjilan, ku përveq se shfaqi dokumenta e fotografi të punës së Lionit në Spitalin e Gjilanit (Emergjenca), aty Krasniqi mori edhe informacione shtesë për të.
Nga Spitali kanë thënë se Lion Pira ishte djalë i zellshëm, punëtor e që madje dilte në punë edhe në baza vullnetare, kur kishte nevojë.
Në fotografi ai shihet edhe në trajnime me misionin paqëruajtës në Kosovë, KFOR.
Ndërkohë Drejtori i Policisë së Tiranës, ka thënë për Nacionalen se janë në fazë fillestare të hetimit, ku po bashkëpunojnë ngusht me Policinë e Kosovës për të parë detajet se s’i u bë që infermieri e dy shokët të tij, të përfshihen ose themelojnë këtë “bandë” kriminale, që dyshohet se transporton armë në Shqipëri.