2-vjeçarja ndërroi jete rrugës për spital: Vullneti në Novobërdë për ta kuptuar çka ndodhi - NACIONALE

2-vjeçarja ndërroi jete rrugës për spital: Vullneti në Novobërdë për ta kuptuar çka ndodhi

1 muaj më parë

nga Vullnet Krasniqi

Një dy vjeçare ka ndërruar jetë dje në fshatin Llabjan, teksa raportohet se ndodhi rrugës për në spital.

Gazetari Vullnet Krasniqi ka folur me mjekun kryesor në qendrën e mjekësisë familjare në këtë fshat si dhe ka qenë te familja e 2 vjeçares.

“Ka ardhë me u kuru dy vjecarja që dje ka ndërru jetë gjatë rrugës me ndihmë të shpejtë. Hera e fundit që vajza ka ardhë ka qenë para një muaji

Po atje kur ka shku po edhe ne ship po thonë që e kena gjetë të vdekur.

E kryej punën e drejtorit, punën e mjekut familjar edhe farmacistit edhe të gjitha. Ndihmën e shpejtë e kemi cu në Pasjak me cu në Gilan. Qashtu është orari për shkak që kemi shumë pak staf.

Nuk ka pasë dicka specifike, ia njohim edhe babën edhe nanën. Qe 24 vite punoj këtu.

Më duket ndihma e shpejtë e ka konstatu që nuk ka pasë shenja jete”, i tha mjeku i kësaj qendre, gazetarit Krasniqi.

Në pyetjen se pse kjo qendër nuk ofron shërbime pas orës 16:00, mjeku tha se ‘problem është stafi’.

“Sipas ligjeve, cdo komunë e ka për obligim me i ofru shërbimet emergjente 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, po si komunë e vogël, komunë e përzime është problem me e majtë edhe këtë orar që e kam.

Rastet emergjente munden me ndodhë”, tha ai.

Vullnet Krasniqi ka qëndruar edhe te familja e 2 vjeçares, por ata nuk pranuan të flasin para kamerës.

E vetmja që babai i 2 vjeçares i tha Vullnetit, është se ‘vajza ka vdekur rrugës’ dhe se ‘nuk ka ndonjë ankesë në ndonjë mjek apo dikë në stafin shëndetësor’./Nacionale/

Lajme të ngjashme