VV-ja specialistë të ikjes, mohimit dhe fjalimeve të mërzitshme - 1 vjetori i luftës në Ukrainë dhe skandali i Martin Berishajt
Presidentja Vjosa Osmani, kryeminsitri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca u bënë bashkë të premten për të falëndëruar gazetarët ukrainas për kontributin e tyre në lidhje për raportimin për Kosovën me rastin e 1 vjetorit të invazionit rus në Ukrainë.
Unë shkova aty edhe për shkak të një skandali që po vazhdon të jehojë në Slloveni e ku kryepersonazhi është ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Tentova të marrë një qëndrim të kryeministrit, i cili më iki falë angazhimit të sigurimit të tij, kryeparlamentari që mohoi të gjitha dhe presidentja që mbajti fjalim të mërzisthëm.
1 vjetori i Ukrainës
Unë vendosa të dalë për ta përcjellë këtë ngjarje qysh në mëngjes. E preferuara ngjarje ishte ajo e lëshimit të pëllumbave përpara oborrit të Komunës së Prishtinës si shenjë e paqes, por një gabim në kalendarin e ngjarjeve bëri që ta humbasë “lëshimin e pëllumbave”.
Përkundër mërzisë, terrenin nuk e ndala. Ngjarja e radhës ishte ajo e takimit të gazetarëve të Ukrainës me krerët e shtetit. Teksa e prisja kryeminsitrin Kurti, para hyrjes së objektit të Qeverisë, një grup gazetarësh më kërkojnë që t’i fotografoj. E bëjë më kënaqësi.
Flas me një nga gazetarët të cilët e pyes se kur mendoni se Ukraina do ta njoh Pavarësinë e Kosovës. Ai më jep një përgjigje e cila më la pa fjalë.
“Mendoj se njohja do të vie kur të kryhet lufta”, më tha ai. Se kur kryhet lufta nuk e di as ai, as unë, as Putini, as Zelensky.
Më pas vazhdoj tek ceremonia zyrtare e shtetit. Gazetarëve iu dorëzuan disa letra falendërimi për punën që kanë bërë. Bile sipas kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca ajo që kanë bërë gazetarët ukrainas që po qëndrojnë në Kosovë, është madhështore.
“Keni thyer akullin që ka ndarë popullin ukrainas dhe kosovarët për dekada. Tash ata njihen më shumë”, tha Konjufca.
Kjo ishte edhe fjalia pak a shumë kryesore që e mbajta në mend sepse gjatë tre fjalimeve pak më mori edhe gjumi.
Afera e Martin Berishajt
Tek hyrja e Qeverisë së Kosovës po prisja kryeminsitrin. Sigurimi i tij, tashmë më njohin. është hera e tretë që ata organizohen për të më penguar që t’i shtroj pyetje dhe të marrë përgjigje. Hera e fundit ishte tek Kino Armata kur kryeministri ishte aty për ta shikuar një dokumentar. Unë doja ta pyesja për deklaratat e deputetit të partisë në pushtet, Haki Abazi, që tha se Albin Kurti duhet të merret në pyetje.
Sigurimi aty u përkujdes që të më pengonte. Madje edhe fizikisht. Tash të premtën kur ai po shkonte nga zyra e tij tek zyra e Presidentes, 1 minutë para se ai të dilte, sigurimi urdhëroi Policinë e Kosovës që të më largonte nga oborri i Qeverisë. Teksa bisedoja me ta, kryeminsitri del shpejt dhe ikën tek Presidenca.
Kur arrijë tek holli i Kuvendit të Kosovës, kryeminsitri është i fortifikuar gjithashtu nga sigurimi. Nuk arrij të flas më të. Fola megjithatë me deputetin e partisë së tij, Armend Muja.
Fola edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Për ta parë më gjerësisht se çka ndodhi brenda kësaj dite, shikojeni videon:

