Vrasja e trefishtë në Gllogjan, lirohen nga akuza për vrasje tre të akuzuarit
Gjykata Themelore në Pejë, ka liruar tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë që kishte ndodhur në një autobus në Gllogjan. Babë e bir u liruan nga akuzat për vrasje, ndërkohë u dënuan për armëmbajtje pa leje, raporton nga gjykatorja, gazetarja e Nacionales Eriola Cacaj. Kastriot Mehmetaj është liruar edhe nga akuza për armëmbajtje. Halil Mehemtaj është dënuar me tri vite burgim për armëmbajtje pa leje, kurse Kreshnik Mehemtatj është dënuar me burgim prej 1 viti për veprën penale të armëmbajtjes.
Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkoheshin se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare).
Pas më shumë se pesë vitesh nga rasti, tre të akuzuarit janë liruar nga akuza.