“Ka përfunduar të premten”: Presidenca konfirmon raportimin e Nacionales për shkeljen e afateve lidhur me emërimin e KQZ-së së re - NACIONALE

“Ka përfunduar të premten”: Presidenca konfirmon raportimin e Nacionales për shkeljen e afateve lidhur me emërimin e KQZ-së së re

54 minuta më parë

nga NACIONALE

Presidenca e Kosovës e ka konfirmuar raportim e sotëm të gazetës Nocione për shkeljen e afateve ligjore për emërimin e anëtareve të rinj të KQZ-së.

Përmes një reagimi për media, Presidenca ka pranuar se afati 5 ditë i specifikuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme është tejkaluar.

Në reagim presidenca është munduar të arsyetoi shkeljen e këtij afati ligjor.

Ndonëse ligji për zgjedhjet është shumë i qartë në këtë pikë, Precedenca ka bërë me dije se është në pritje të përgjigjeve nga institucionet kompetente lidhur me verifikimet e kërkuara.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton se, pas pranimit të propozimeve me shkrim nga subjektet politike për anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u është drejtuar institucioneve kompetente të sigurisë me kërkesë për verifikimin e kandidatëve të propozuar. Afati pesëditor nga pranimi i propozimeve ka përfunduar të premten, ndërsa procedura e emërimit ende nuk është përmbyllur për shkak se Zyra e Presidentes është në pritje të përgjigjeve nga institucionet kompetente lidhur me verifikimet e kërkuara”, është thënë në reagimin e Presidencës.

Ndër të tjera, në reagim është thënë se zyra e Haxhiut do t`i ndërmarr të gjitha veprimet për përmbylljen e këtij procesi.

Pas pranimit të këtyre përgjigjeve, Zyra e Presidentes do të ndërmarrë veprimet e mëtejme për përmbylljen e procedurës së emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, është thënë në reagim.

Çka raporti Nacionale?

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila po e ushtron edhe pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes, nuk po pyet për Kushtetutë e afate ligjore.

Gazeta Nacionale sot ka raportuar se Haxhiu tashmë ka shkelur edhe Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke mos e respektuar afatin ligjor për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së.

Ajo tashmë ka shkelur edhe Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke mos e respektuar afatin ligjor për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së.

Ndonëse neni 61 i këtij ligji parasheh që presidenti duhet të bëjë emërimin e anëtarëve të KQZ-së brenda pesë (5) ditësh nga dërgimi i propozimeve, Haxhiu ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Grupet parlamentare/subjektet politike brenda afatit prej shtatë (7) ditësh i dërgojnë propozimet e tyre dhe emërimi nga Presidenti bëhet brenda pesë (5) ditësh nga dërgimi i propozimeve”, thuhet në këtë paragraf.

Javën e kaluar Haxhiu ka treguar se së partitë politike i kanë dërguar në Presidencë propozimet e tyre për KQZ.

Të martën e kaluar, në një konferencë për media, Haxhiu ka treguar se është duke i shqyrtuar dokumentacionet që i kanë dërguar partitë politike.

Ajo kishte paralajmëruar së shumë shpejt do të nxjerr dekretin për KQZ-në e re.

Sa i përket anëtarëve të KQZ, do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë shumë shpejt. Jam duke e analizuar dokumentacionin që kanë sjell partitë politike. Ju e dini që 6 vende i takojmë partive shqiptare, 4 vende të tjera komuniteteve jo shumicë dhe një është kryetari i KQZ, z. Radoniqi. Sapo t`i kemi të finalizuar të gjitha çështje në këtë proces natyrisht se do të veprojë dhe natyrisht se do të jem para jush për të arsyetuar vendimet apo dekretet”, ka thënë Haxhu.

Lajme të ngjashme