Raporti i Komisionit për Persona të Zhdukur, Kurti: Identifikimi i 23 trupave të gjetur do të merr edhe disa muaj kohë - NACIONALE

Raporti i Komisionit për Persona të Zhdukur, Kurti: Identifikimi i 23 trupave të gjetur do të merr edhe disa muaj kohë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti i Vetëvendosjes duke folur nga Qeveria e Kosovës me Komisionin për Persona të Zhdukur, referuar tri varrezave masive të identifikuara nga Prokuroria Speciale, ka thënë se identifikimi i 23 trupave të gjetur “do të merr edhe disa muaj kohë.”

Kurti falënderoi Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës, institucionte e sigurisë, “dhe të drejtësisë në përgjithësi.”

“Qindra familje kërkojnë zbardhjen e fatit të më të dashurve, por edhe drejtësi. Serbia ua ka mohuar këtë, duke i fshehur dhe mospranuar krimet, duke i mbajtur të mbyllur arkivat.

Serbia arreston e përndjek edhe ata pak serbë që kanë guxuar të raportojnë te institucionet ndërkombëtare. Ndërkombëtarët duhet ta shtojnë trysninë ndaj Serbisë, që të zbatojnë Deklaratën për Personat e Pagjetur, që t’i hapin arkivat shtetërore,” tha ai.

Lajme të ngjashme