Gjykata në Pejë shpall sot aktgjykimin për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjykata Themelore në Pejë do të shpallë sot aktgjykimin ndaj Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajt, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Ngjarja ndodhi më 26 nëntor 2021, kur një autobus u qëllua me armë zjarri.
Nga sulmi u vranë shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënës 17-vjeçarë, ndërsa një person u plagos rëndë.
Seanca për shpalljen e aktgjykimit nis në orën 14:30.