Shqiptarët nuk ndalen: Protestë në Australi në mbështetje të katërshes së UÇK-së
Protestat dhe revolta ndaj vendimit të Gjykatës Speciale tashmë janë shtrirë edhe në vende të ndryshme të botës ku jetojnë shqiptarë.
Pas protestave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë dhe Kanada, tubime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së pritet të zhvillohen edhe në Australi.
Një tubim është paralajmëruar të mbahet të dielën, më 27 shtator, në orën 12:00, para Parlamentit të Viktorias në Melbourne.
Protesta, e organizuar nën moton “Liria ka Emër”, do të mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.