Në lagjen më të pasur në Kosovë: Takova biznesmenin Erolld Belegu, e pyeta si ta dyfishoj buxhetin
Lagjja Marigona njihet si një prej lagjeve më të pasura në Kosovë dhe unë doja të kuptoja më shumë nga njerëzit që jetojnë aty.
Si natyrë kureshtare që jam, u mundova të gjeja dikë i cili, përveç që do t'u përgjigjej pyetjeve goxha personale si: Cili është profesioni juaj? dhe Sa e ki rrogën? edhe do të tregonte gatishmërinë për të treguar shtëpinë e tyre nga brenda.
Rezistenca ishte e fortë, e drejt të themi. Sidoqoftë, në sorollatje e sipër hasa në njërin prej themeluesve të lagjes, Erolld Belegun, i cili ishte i hapur t'u përgjigjej pyetjeve që i kisha, po ashtu nuk hezitoi të na tregonte edhe shtëpinë nga brenda.
Belegu ishte i hapur të bashkëpunonte, derisa isha i ngazëllyer të kuptoja se pranoi edhe kërkesën time për një shtëtitje brenda shtëpisë së tij.
Fillimisht më njoftoi me oborrin, prapa hyrjes, ku - natyrisht - ishte vendosur pishina dhe veranda, ndërsa brenda kuzhina në të majtë, dhe salloni në të djathtë.
Enterier interesant që përcillej me hapësirë e një pjesë që unë vendosa ta quaja "parasallon", ndërsa në katin e dytë...
A e dini si, më mirë shikoni videon vetë dhe kuptoni të gjitha detajet.
Ndër tjerash, Belegun e pyeta edhe për këshilla biznesi.
