U ndal lufta po nafta a ra? Burimi del në terren me një sfidë për ‘rezervuar full’ - NACIONALE

U ndal lufta po nafta a ra? Burimi del në terren me një sfidë për ‘rezervuar full’

2 muaj më parë

nga Burim Pacolli

Pas armëpushimit të luftës, temat që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve rikthehen në fokus – e një ndër to është pa dyshim çmimi i naftës. Në këtë kontekst, Burini vendos të dalë në terren për të parë nga afër nëse armëpushimi ka sjellë ndonjë reflektim në tregun e derivateve.

Me një qasje direkte dhe pranë qytetarëve, ai pyet kalimtarët dhe shoferët për pritshmëritë e tyre: a duhet të ketë rënie të çmimit pas zhvillimeve të fundit globale? A ndikon realisht një armëpushim në lehtësimin e çmimeve, apo tregu funksionon me logjikë tjetër?

Për ta bërë edhe më interaktive këtë temë, Burini sfidon publikun: kush arrin të japë përgjigjen e saktë lidhur me çmimin e aksizës për litër, fiton një rezervuar të mbushur plot.

Një kombinim mes informimit dhe argëtimit, kjo iniciativë synon të nxisë diskutim, por edhe të testojë sa të informuar janë qytetarët për një çështje që prek përditshmërinë e tyre.

Lajme të ngjashme