Burim Pacolli mban për fjale institucionet, viziton vendet ku i ishte premtuar se do të intervenohej - NACIONALE

Burim Pacolli mban për fjale institucionet, viziton vendet ku i ishte premtuar se do të intervenohej

7 muaj më parë

nga Burim Pacolli

Gazetari Burim Pacolli ka vizituar dy nga lokacionet që për të cilat kishte marrë premtim nga institucionet, përkatësisht Komuna e Prishtinës dhe KEDS se do të intervenohej.

Në lagjen “Pejton” në Prishtinë, telat e rrymës që s’ishin as dy metra më lartë se toka po shëmtonin lagjen. Përveç aspektit estetik, telat po paraqitnin rrezik për njerëzit që frekuentonin këtë rrugë.

Gazetari Pacolli e kishte problematizuar këtë gjë, e nga KEDS kishte marrë premtim se e njejta do të rregullohej. Ashtu edhe ndodhi, siç shiet në video, problemi është sanuar.

Edhe në një lagje tjetër të Prishtinës, mbrapa Royall Mall, rruga po shkaktonte telashe për këmbësor, vetura e bizneset skaj rrugës.

Komuna e Prishtinës ka intervenuar, duke e rregulluar rrugën në fjalë.

Video:

Lajme të ngjashme