Tri arsyet, sipas Florian Dushit, që çuan te nisma për shkarkim të Abdixhikut - NACIONALE

Tri arsyet, sipas Florian Dushit, që çuan te nisma për shkarkim të Abdixhikut

2 orë më parë

nga NACIONALE

Anëtari i LDK-së, Florian Dushi, ka deklaruar se rezultatet e dobëta zgjedhore, veprimet jostatutare të kryetarit Lumir Abdixhiku dhe trajtimi ndaj mendimit ndryshe kanë nxitur kërkesën për ndryshim në parti.

Në “Debat Plus”, ai tha se këta faktorë kanë bërë që një pjesë e delegatëve të kërkojnë mbledhjen e Kuvendit.

“Rezultati i dobët, veprimet jostatutare dhe përndjekja e atyre që mendojnë ndryshe” janë, sipas tij, arsyet kryesore të krizës.

Dushi theksoi se Abdixhiku ishte zgjedhur në mënyrë demokratike dhe kishte gëzuar mbështetje të gjerë, por shtoi se tri zgjedhjet e fundit kanë treguar se LDK-ja nuk ka arritur rritje elektorale.

Lajme të ngjashme