Studentët nisin marshin protestues kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Protestat e qytetarëve për kundërshtimin e aktgjykimit dënues për krerët e UÇK-së nuk kanë të ndalur. Sot do të mbahen dy të tilla.
Tashme ka filluar marshi protestues i studentëve, i thirrur nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës.
Ky marsh ka për synim kundërshtimin e dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 81 vjet burgim.
Parlamenti Studentor ka paralajmëruar se marshit do t’i bashkohen edhe universitetet private.