Kaos në Prishtinë nga autobusët e Podujevës: Paralajmërohet bllokimi i rrugëve - NACIONALE

Kaos në Prishtinë nga autobusët e Podujevës: Paralajmërohet bllokimi i rrugëve

7 muaj më parë

nga Burim Pacolli

Shoferët e autobusëve të linjës Podujevë – Prishtinë, kanë parkuar autobusët para komunës së Prishtinës në shenjë proteste për një kërkesë që s’po ua plotëson komuna.

“Arsyeja e protestës është se na nuk jemi ndalë me dashje, ata na kanë ndalë neve. Ata që e kanë bë stacionin në Bërnicë, nuk po na lejojnë të futemi në qytet. Thonë zbritni udhtarët aty, kthehuni thatë në stacion. Na kthehemi thatë me autobus, se nuk ka udhëtarë në stacion”, thotë një nga përfaqësuesit e grevës”, thotë një nga protestuesit për Nacionalen.

“Kurqysh hiç kemi mbetë ngujuar, 5 euro taksitë illegal, na një euro nuk i kemi kaniherë e lëre më 5” – thotë një qytetare.

“Gjendje lufte ka qenë dhe kështu nuk ka qenë” – thotë një tjetër qytetar.

“Ai vendim është i paparanushëm. Me ardhë na prej Podujeve deri në Bërnicë, e me u sjellë, kah autobani me ardhë në Trude, në Bërnicë e apet për Podujevë, është absourd, kjo i bjen ndërrim autobusi” – thotë një tjetër protestues, i cili u takua me Luftar Brahën, këshilltar i kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Puna e rregullimit të trafikut nuk është çështje e kompromiseve mes palëve të interest dhe biznesit. Është cështje e rregullimit të trafikut dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve, po ashtu ka të bëj edhe me sigurinë, një prej rrugëve ka rrezik potencial për pasagjerët që zbresin prej autobusit sepse është drejt kah hekurudha e Prishtinës dhe paraqet rrezik për jetën. Në anën tjetër qarkullimi brenda në qytet, është e pamundur të krahasohet me linjat e rregullta ndërurban. Trafiku ndër urban e ka pikë stacionin e autobusëve dhe mbledh të gjithë qytetarët dhe nuk janë vetëm të një linjë. Qytetarët edhe të linjave tjera, të Drenasit, Gjakovës, Skënderajit, Prizrenit, Gjilanit, të gjithë munden me kërku me hy nëpër qendër, për shembull autobusi i Gjilanit mundet me thënë po du me hy kah konviktet se kam student, e çka bëhet tash me i lënë krejt ashtu”, thotë Braha.

Ndiqni storien e plotë të gazetarit Burim Pacolli.

Lajme të ngjashme