"Volumi ishte vetëm 30%": Gati 'i traumatizuar' nga zërimi brenda veturës së Papi Chulos
Papi Chulon kisha javë të tëra që po e telefonoja vazhdimisht për ta marrë në një intervistë, pasi u shndërrua në sensacion interneti me një video ku shihet duke 'traumatizuar' banorët e lagjes "Rruga B", me volum jashtëzakonisht të lart.
Videoja u vu në pah për herë të parë nga faqja "Vrojtuesit e Lagjes - Prishtinë", të cilët madje e quajtën "shpellari i Prishtinës" në videon e publikuar, ku vetura e tipit BMë (mos më pyesni më tutje për modelin) shihet duke kaluar poshtë rrugës, ndërsa videoja xhirohet nga ballkoni.
Në sfond, natyrisht, dëgjohet "Papi Chulo", këngë nga Ronela Hajati dhe MatoLale, e cila ka aktualisht mbi 18 milionë shikime në YouTube.
Zëri është aq i lart, sa mund të dëgjohet nga kati i disatë i ndërtesës ku është e pozicionuar kamera amatore që xhiron.
Isha i habitur të kuptoja se "zërimi ishte veç 30%" nga kapaciteti i veturës së Papi Chulos.
Në fakt, unë e provova për ca sekonda sa mund të shkojë 100% dhe gati sa nuk më ra të fikët nga dridhjet dhe shtrëngimet e volumit absolutisht drithërues.
Për shumë gjëra folëm, madje më lejoi të ngisja veturën e tij për një xhiro. Shikoni më poshtë për të kuptuar gjithçka.
