E pyeta pronarin e Golden Eagle qysh e mujti Red Bullin, edhe nëse po e bojnë Luizin ambasador?
Suhareka dhe fabrika e Golden Eagle ishte destinacioni i radhës për vizitë.
Me shpresën se do të takoja pronarin dhe nëse ai do të pranonte të përgjigjej në pyetjet e mia jo fort ortodokse, e nganjëherë edhe goxha personale, rroka rrugën 70 kilometërshe nga qendra e Prishtinës.
Vazhdimisht po dëgjoja, qoftë nga bashkëbisedimet e rëndomta me miq, qoftë nga ajo që më thonin shitësit nëpër mini e supërmarkete kur i pyesja, se Golden Eagle në fakt qenka më i shitur se Red Bulli në Kosovë.
Impesive apo jo, për një produkt vendor. Dhe, për Zotin, ju betohem se storia nuk ka pasur kurrfarë lloj prapavie marketingu me plan, ku është përfshirë interesi im personal.
Thjesht doja të dija më shumë rreth çelësit të suksesit të një biznesi vendor, e të mësoja më shumë edhe për vete, se mos do më hyjë në punë në të ardhmen.
Sidoqoftë, shkova në Suharekë, saktësisht në fshatin Gelancë, të cilin e gjetëm disi pasi bëmë 3-4 ndalesa për të pyetur kalimtarë: "A e dini ku osht fabrika e Golden Eagle?"
Me të shkuar, na drejtuan te ndërtesa e administratës, ndërsa në zyrën e tij na priti z. Shaqir Palushi.
Pyetja ime e parë: "Qysh e mujte Red Bullin?". e dyta "Kur po e futni si pije edhe nëpër kafiqat e Prishtinës?"
Shikoni storien e plotë më poshtë, ku ndër të tjerash, Palushi jep edhe këshilla si ndërtohet një biznes i suksesshëm.
