Për ditëlindjen e Hashim Thaçit në odën e babait të tij, Haxhisë: Flet për telefonatën e fundit me të - NACIONALE

Për ditëlindjen e Hashim Thaçit në odën e babait të tij, Haxhisë: Flet për telefonatën e fundit me të

3 vjet më parë

nga Burim Pacolli

Sot, në Burojë të Skenderajt vizitova odën e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhisë, i cili më priti brenda me kënaqësi e unë mezi po prisja të kuptoja më shumë nga disponimi i tij dhe bisedat që ka pasur me ish-presidentin.

Aty takova disa shokë, ish-luftëtarë të ish-presidentit, të cilët kishin ardhur për vizitë në kullën e babait të tij për t'i shprehur urimet me rastin e ditëlindjes.

Haxhia, 85-vjeçar tregoi se telefonatën e fundit me të birin e kishte pasur një ditë më parë, më 23 prill, dhe tha se ishte në gjendje e disponim të mirë.

Futja ishte paksa e sikletshme, sepse kisha shkuar pa paralajmërim dhe ishte e vështirë të kuptoja nëse dikush do më priste e do më hapte derën.

Për fatin tim, gjithçka shkoi si mos më mirë dhe unë kisha nderin të futesha brenda e të bisedoja me Haxhiun.

Shikoni videon më poshtë për të parë e dëgjuar këto që i shkrova më lart dhe shumë më shumë.

Nëse një foto është sa njëmijë fjalë, një video duhet të jetë sa dhjetë mijë shkrime e artikuj.

Lajme të ngjashme