Ditari: “Kurrkah hiç” – Buzhala komenton Baraliun, Gashin e Pandurin - NACIONALE

Ditari: “Kurrkah hiç” – Buzhala komenton Baraliun, Gashin e Pandurin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zhvillimet e fundit politike në vend kanë “detyruar” reagimin e shumë figurave publike, në veçanti të gazetarëve, opinionistëve e besa edhe të njerëzve që nuk shquhen për asnjërën nga to, por falë fatit sot bëhen të rëndësishëm, ani pse mbiemri i fundit ka parafjalën "pa", por që vërehet veç nga një numër i vogël njerëzish.

Radha për episodin numër 35 të Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale, e që po shënon rritje enorme shikueshmërie në të gjitha platformat tona sociale, dhe jo vetëm.

Temë parësore, padyshim se është zhvillimi i fundit në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Autori Buzhala, përveç vënies në pah të pikëpamjeve të tij, hodhi edhe kritika ndaj disa emrave të "shquar", vendorë e ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe një përtej oqeanit. Besojmë se mund ta dini për kë bëhet fjalë: Bleron Baraliu.

Z.Baraliu, që jeton e vepron në "Tokën e Ëndrrave" merr mundin që çdo ditë të orientojë politikat jo vetëm vendore të shtetit tonë.

Hiç më larg se këto ditë, ai i bëri thirrje hiç më pak e hiç më shumë se ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, që të merret me punët e tij.

“Ambasadori Hill bën mirë ti kryejë punët e veta në Beograd, që përfshijnë detyrën t'i bindë serbët t'a pranojnë Kosovën shtet të pavarur që vendosë për implementimin e ligjit në territorin e vet. Me kërku nënshtrim ndaj shantazhit të bandave kriminale në veri, që tash e 23 vjetë minojnë sovranitetin e Kosovës, nuk është e hijshme për një shtet mik që princip elementar e ka refuzimin për të negocuar me kriminelë e terroristë. Drejtësi e rend, jo trysni e shantazh”, ka shkruar Baraliu në llogarinë e tij në Facebook.

Ndaj këtij statusi reagoi edhe autori e kreatori i Ditarit. Buzhala, ndër të tjerash tha se nuk është e drejtë që dikush që jeton mbi 8 mijë kilometra larg të na udhëzojë se si të veprojmë ne që jemi këtu.

Madje, ai mori edhe një shembull ilustrativ, bujqësor. Pyeti ndjekësit e tij se si do të silleshin nëse vëllau apo dikush tjetër nga jashtë do t'u dhuronte këshilla se si ta mbillni arën, teksa ju jeni ata që e punoni.

"A nuk do t'ju vinte inati a? Pra, ju e punoni e vëllau apo dikush tjetër ju udhëzon se si ta bëni këtë", tha fillimisht gazetari.

Veç kësaj, ai foli edhe për moderatorin që u bë i njohur së fundi, Ermal Panduri. Panduri, në një postim në rrjetin social "Facebook" mori guximin ta krahasojë Kosovën me Bosnjën, ndërsa sipas Buzhalës, kjo vetëm për disa pëlqime më shumë dhe garanci për mysafirë në studio nga radhët e VV-së.

"Ermal, ti nuk e mban mend. Në vitin 1995 në Srebrenicë ka ndodh një gjenocid. Pastaj është organizu një konferencë ndërkombëtare. Është nënshkruar një marrëveshje. Ajo e Dejtonit. Republika Serbe në Bosnjë, gjatë luftës e ka pasë 70% të territorit në kontrollin e vet. Sepse ka pasë ushtrinë më të madhe. Në Dejton janë marrë vesh me zbrit në 49%. Në Bonjë e Hercegovinë është një federatë edhe një konfederatë. Po ti nuk je i informuar", proceoi tutje Buzhala duke shprehur nervozën e tij me mimikat që ishin të dukshme.

Kritikat ndaj këtyre figurave i vazhdoi edhe në pjesën e fundit, teksa pranoi se asnjëherë gazetarët kosovarë në përgjithësi, e ai në veçanti nuk do të bëhen ashtu siç kërkoi Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit Kurti.

"Xen, po më thu m'u bë si në Serbi a? Faleminderit shumë. Shyqyr që nuk jemi ashtu. Çka ke shkru ti o gënjeshtër! Asnjë gazetar serb nuk ia bën pyetjen Vuçiqit se kur do ta njeh Pavarësinë. Jo, merre këqyre gazetën "Sot" (serbisht: Danas). Në Twitter e keni, ambasadori Hill e ka mbrojtë pas kërcënimeve", vlerësoi në pjesën e fundit Berat Buzhala.

Siç edhe mund ta shihni, më poshtë gjeni pjesën e zgjeruar këtu, kurse në atë të epërme keni episodin e plotë. Shikim të këndshëm. Mos harroni, "subscribe" kanalin tonë zyrtar në Youtube për t'u njoftuar në kohë reale për çdo përditësim.

Lajme të ngjashme