Thaçi falendëron qytetarët pas dënimit në Hagë: Beteja do të vazhdojë - NACIONALE

Thaçi falendëron qytetarët pas dënimit në Hagë: Beteja do të vazhdojë

2 ditë më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një mesazh popullit pas verdiktit dënues të 16 shtatorit në Hagë.

Thaçi, i cili ishte udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u dënua me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale. Megjithatë, beteja e tij gjyqësore do të vazhdojë, pasi mbrojtja pritet ta apelojë vendimin.

Këtë e ka konfirmuar kryembrojtësi i tij, Luka Mishetiq, në deklarimin e parë pas shpalljes së aktgjykimit. Përmes deklaratës, ai ka përcjellë edhe mirënjohjen e Thaçit për mbështetjen e marrë nga qytetarët e Kosovës dhe mbështetësit ndërkombëtarë, si dhe thirrjen e tij për qetësi.

"Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e jashtëzakonshme që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga qytetarët e Kosovës dhe nga mbështetësit ndërkombëtarë, si dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të qëndrojnë të qetë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme." – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme