“Populli në këmbë”, Vlora Çitaku publikon pamje nga protesta në Prishtinë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar nga protesta e mbajtur sonte në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Çitaku ka shpërndarë në Facebook një fotografi nga tubimi, ku shihet numër i madh qytetarësh të mbledhur në kryeqytet.
Krahas pamjes nga protesta, ajo ka shkruar shkurt:
“Populli në këmbë”.