Buzhala: Mos na shitni sapunin për djathë, krejt VV-ja nuk janë të lexuar - NACIONALE

Buzhala: Mos na shitni sapunin për djathë, krejt VV-ja nuk janë të lexuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë orëve të pasdites së sotme u publikua edhe episodi i radhës i Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Për ata që s'e përcollën dot gjatë premierës, ua rikujtojmë se temë parësore ishte përballja mes eksponentëve të pushtetit dhe grevistëve, gjithmonë nëse mund të quhet përballje, pasi të dytët po kritikohen vazhdimisht nga të parët, shpeshherë pa arsye dhe nga njerëz që nuk gëzojnë integritet.

Njëri prej tyre veçse ishte bërë viral gjatë së dielës që lamë pas. Bëhet fjalë për Dimal Bashën. Gjithsesi, për të më shumë do të gjeni në fraksionet tjera të këtij emisioni.

Në këtë të zgjedhur, bëhet fjalë për diçka tjetër, respektivisht për atë se shumë njerëz brenda VV-së po e shfrytëzojnë faktin se disa prej anëtarëve të partisë janë të lexuar dhe pastaj arsyetohen me mesatare.

Por, në pjesën e parë, autori kujtoi sulmet e njëpasnjëshme ndaj kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharajt.

Sipas Buzhalës, gjë të cilën e ka ripërsëritur, Rrahmani nuk përfaqëson Rrahmanin, por mësimdhënësit, dhe në momentin që mësimdhënësit thonë se greva duhet të ndalet, i pari i tyre do ta bëjë një gjë të tillë.

Kjo, sipas ideatorit e kreatorit të Ditarit është pak edhe fatkeqësi për të, pasi është shndërruar në tabelë çitjeje nga eksponentë e militantë, njëri prej të cilëve kërkoi edhe arrestimin e tij.

"Ideja është te legjitimimi i palës. Ideja është me shndërru Rrahman Jasharajn në tabelë çitjeje. Pra, këtë po e bëjnë për me ia përqesh dhëmbët, me ia përqesh pamjen, të kaluarën, e bënën SPS, e bën anëtar të partive serbe, pastaj doli që ishte veç propagandë e radhës. Ajo që e pamë javën e kaluar është fakti se iu dështoi edhe ky plan. Mësuesit u treguan unikë", tha fillimisht Berat Buzhala.

Tutje ai potencoi atë se kur VV-ja u themelua kishte treguar bindje elitiste, që janë më të lexuarit, gjithmonë në diskursin kulturor.

Megjithatë, sipas gazetarit kjo nuk do të thotë se të gjithë aty janë të lexuar. Disa edhe mund të jenë, por leximi nuk është sëmundje ngjitëse.

"Kur pat fillu VV-ja atëherë në vitet 2005-06 patën fillu si grup elitist, në diskursin kulturor, pra proganda e madhe që këta janë të lexuar. Këta kanë lexuar libra me metra katrorë etj etj, e që janë edhe të ditur. Hajt si me thënë po ua dhurojmë benefitin e dyshimit. Po e zëmë që kanë lexuar. Po leximi nuk është sëmundje ngjitëse. Nëse rri me dikë që i ka lexuar 20 libra, e unë s’e kam lexuar asnjë, nuk do të thotë se mesatarja e leximit është 10 libra".

Në pjesën e fundit ndërkaq, të të njëjtit fraksion, autori kritikoi deputetët e VV-së që filluan fushatën "mësimi duhet të fillojë" përcjellur me një "hashtag" në "Facebook", por që ia huqën kohës, pra nga e ardhmja e kthyen në të kryerën e thjeshtë, duke shkruar: "mësimi duhet të filloi", që është e gabuar. "Filloi" shkruhet kur flitet për diçka në të kryerën.

"Megjithatë, përgjegjësia për lexim është individuale, nuk është kolektive. Nëse me një dhomë, 15 vetë kanë lexuar, e 15 tjetër jo, mesatarja e leximit nuk është e lartë. Jo jo. Injoranca dhe paditura është individuale. Kanë dije të pastrukturuar, për opinionin tim. Kanë dije të vjetra. Nuk janë të freskuar me literaturë të re. Dmth, këta kur flasin për ekonomi, flasin për ekonominë e viteve 20-ta e 30-ta të shekullit të kaluar. Kur flasin për plot gjëra, këta ende janë pengje të para 100 viteve".

Mirë që kanë lexuar, por kjo nuk i amniston të gjithë, thotë tutje Buzhala.

"Në rregull. Mirë që kanë lexuar. Pjesa tjetër, nuk dmth që krejt Lëvizja Vetëvendosje kanë lexuar. Nuk munden me na shitë sapunin për djath. E nisën një fushatë, por gabimisht. Pra, mësimi duhet të fillojë është e saktë, por që ata e kishin shkruar fillimisht në dy variante të ndryshme".

Në pjesën e epërme të tekstit gjeni episodin e plotë, kurse më poshtë atë të zgjeruar këtu. Shikim të këndshëm.

Lajme të ngjashme