Vedat Muriqi mbetet i habitur nga vendimi i një tifozeje spanjolle për ta bërë tatuazh firmën e tij - NACIONALE

Vedat Muriqi mbetet i habitur nga vendimi i një tifozeje spanjolle për ta bërë tatuazh firmën e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tifoze e flaktë e Mallorcas e ka bërë tatuazh firmën e Vedat Muriqit në dorën e saj, me sulmuesin e Kombëtares së Kosovës që ka mbetur i habitur nga ky veprim, teksa e ka falënderuar atë.

Tifozja e quajtur Marga, e ka postuar në rrjetin social të saj në Twitter foton ku shihet tatuazhi, teksa në profil mban një foto me Muriqin, pas një ndeshje të zhvilluar në La Liga, raporton Nacionale.

Foton e tatuazhit ajo e ka shoqëruar me një shkrim, ku tha: “Muajin tjetër është ditëlindja ime, por unë tashmë i kam bërë një dhuratë vetës. Të thashë se e kisha menduar mirë dhe premtimi u plotësua @MuriqiVedat. Tashmë do të mbajë ty në lëkurën time përgjithmonë, pavarësisht të gjithave.”

Reprezentuesi i Kosovës i habitur nga ky veprim i tifozës e bëri retweet postimin, duke thënë: “Nuk më besohet. Faleminderit!”

Muriqi është shndërruar në idhull të shumëkujt në ishull, pasi me golat e tij vendimtar, ka bërë që skuadra e Mallorcas të jetë e renditur mirë momentalisht, në pozitën e 12-të, ndonëse nuk e kanë siguruar ende mbijetesën në elitë.

Në 30 paraqitje në këtë sezon në La Liga, ai ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me tre asiste, pra i përfshirë në 50 % të golave të shënuar të skuadrës këtë sezon (32 gola).

Lajme të ngjashme