Pamje: Vedat Muriqiiii! Kosovari i shënon edhe Gironas
Sulmuesi Vedat Muriqi vazhdon ta bëjë heroin te Mallorca, ku sapo ka shënuar gol ndaj Gironas.
Duke qenë në disavantazh, Muriqi arriti ta barazojë rezultatin me një gol nga pika e bardhë.
Ishte Santiago Bueno që shkaktoi një penallti duke bërë një ndërhyrje brenda zonës, ndërsa nga 11-metërshi si shpesh herë i pagabueshëm doli të jetë "Pirati".