Ten Hag: Që nga fillimi planifikuam të ardhmen me Ronaldon, ai i përshtatet çdo sistemi dhe stili të lojës - NACIONALE

Ten Hag: Që nga fillimi planifikuam të ardhmen me Ronaldon, ai i përshtatet çdo sistemi dhe stili të lojës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Erik ten Hag thotë se Manchester United asnjëherë nuk konsideroi largimin e Cristiano Ronaldos dhe që ky i fundit shumë shpejtë do të përshtatet në sistemin e tij.

37-vjeçari pritet të vazhdojë te 20 herë kampioni i Anglisë, pavarësisht që kërkoi largimin dhe ishte në bisedime me disa klube të mëdha evropiane.

Së fundmi, Ten Hag ka komentuar të ardhmen e portugezit duke deklaruar se gjithmonë e ka pasur në plane dhe beson plotësisht që do t'i përshtatet sistemit të tij të lojës.

"Jemi shumë të lumtur me të, ai është i lumtur që është këtu dhe ne duam të kemi një sezon të suksesshëm se bashku".

"Që nga fillimi planifikuam sezonin me të. Ai (për largimin) ishte vizioni yt, jo i imi. Jemi të gjithë me një anë".

"Mund ta shohësh në stërvitje se çfarë lojtari është. Ai do të përshtatet sepse nuk kam arsye ta shpjegoj. Është lojtar i mirë. Do t'i përshtatet çdo sistemi dhe stili të lojës".

"Prandaj edhe po them që jemi në një faqe. Ai e di se çfarë janë kushtet tona", ishte deklarata e plotë e Ten Hag.

Ten Hag gjithashtu konfirmoi se nuk do të ketë prurje të reja dhe që ky afat veror tashmë është mbyllur.

"Për këtë afat veror, tashmë është fundi. Duhet të jesh gjithmonë në vëmendje tek një klub i madh. Por do të shkojmë nga shtatori minimum deri në janar me këtë klub", shtoi holandezi.

Manchester United pasi mori dy humbje radhazi në Premierligë kundër Brighton (1:2) dhe Brentford (5:0), nisi këndelljen duke triumfuar kundër rivalit të përbetuar Liverpool (2:1) dhe së fundmi ndaj Southampton (0:1).

Gjiganti anglez ditën e enjte do të zhvillojë një sfidë tejet të vështirë në udhëtim te Leicester City me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme